Kryesore

Penalltia e Cristiano Ronaldos theu rekordin e Kupës së Botës







               Publikuar në : 12:44 - 26/06/18 |
mapo.al

Ka qenë një Kupë Botërore e ngarkuar për të dyja palët, gjyqtarët në fushën e blertë dhe ndihmësit e tyre të VAR-it, deri më tani. Në bashkëpunim midis tyre, ato kanë vendosur një pikë referimi të re në kremtimin ndërkombëtar të futbollit.


Futbolli i “Rusia 2018” ka qenë i dukshëm për një numër të jashtëzakonshëm të penalltive të dhëna, në shkallën e më shumë se një të tille për çdo dy ndeshje, deri më tani. Dhe ndërsa ne jemi ende në raundin e parë, ndeshjet në grupe, është bërë një pjesë e re e historisë së futbollit.

Të hënën, në grupin A, portieri 45-vjeçar i Egjiptit, El Hadary, ia priti penalltinë Fahad Al-Muwallad të Arabisë Saudite. Vetëm pak minuta më vonë, megjithatë, një penallti e dytë i është dhënë Arabisë Saudite, kësaj radhe u konvertua në gol nga Salman Al Faraj.

Kjo ishte penalltia e 18-të e akorduar deri më tani në finalet e këtij Botërori, duke barazuar rekordin e një Kupe të Botës në këtë drejtim, edhe pse është konsumuar vetëm gjysma e rrugës. Orë më vonë, Cristiano Ronaldos iu dha mundësia e ekzekutimit të një penalltie në grupin B, kundër Iranit, të cilën e humbi.

Ky 11-metërsh theu rekordin, si i 19-të i finaleve të “Rusia 2018”. Portieri Ali Beiranvand ia mohoi numrit 7 të Portugalisë golin e tij të pestë në këtë Botëror. Nga këto penallti, 14 janë konvertuar në gol, 5 të tjera janë pritur nga portierët, ose e kanë humbur objektivin.

Tetë nga vendimet për penallti, për më tepër, janë marrë pas konsultimit me VAR, një eksperiencë e re në këto finale. Anglia, Australia dhe Arabia Saudite kanë marrë nga dy penallti në turneun e deritashëm, me Harry Kane dhe Mile Jedinak, lojtarët më pjellorë nga pika e bardhë, duke i konvertuar në gola dy penalltitë e tyre./TeleSport


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas