Gjyqtari i sfidës Fiorentina-Inter, Rosario Abiso, nuk i ka shpëtuar ndëshkimit pas penalltisë dramatike të akorduar në sekondat e fundit të lojës, në favor të vendasve. Ai është dënuar me 3 ndeshje pushim në Serinë A pas akordimit të penalltisë in-ekzistente dhe me shumë gjasa Abiso nuk do të gjykojë më Interin deri në fund të sezonit.
Kujtojmë që vendimi i arbitrit italian erdhi pas konsultës me teknkologjinë VAR dhe kjo gjë duket e pafalshme. Të shumta kanë qenë akuzat karshi Abisos për vendimin e tij skandaloz, duke dëmtuar skuadrën zikaltre. 11-metërshi u dha në minutën e 90+6 shtesë pas pretendimit për një prekje me dorë të topit në zonën e rreptësisë nga një lojtar i Interit.
/Mapo.al/