Aktualitet

Pence fajëson të rinjtë për rritjen e rasteve të reja në SHBA





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:23 - 28/06/20 |
mapo.al

Nënpresidenti amerikan Mike Pence të dielën kryesisht fajësoi të rinjtë, duke injoruar paralajmërimet për masa parandaluese, për rritjen e madhe të rasteve të konfirmuara të koronavirusit në vend.


Nënpresidenti Pence, në një intervistë në emisionin “Face the Nation” të kanalit CBS, tha se “padyshim” që rritja e numrit të testimeve në Shtetet e Bashkuara ka çuar në rritjen e infeksioneve të koronavirusit.


Por ai tha se “të rinjtë amerikanë janë grumbulluar në mënyra që mund të kenë shpërfillur udhëzimet federale për fazat e rihapjes së bizneseve.”


Lines of cars wait at a coronavirus testing site outside of Hard Rock Stadium, in Miami Gardens, Fla., June 26, 2020.
Lines of cars wait at a coronavirus testing site outside of Hard Rock Stadium, in Miami Gardens, Fla., June 26, 2020.

 


Numri i rasteve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara është rritur ndjeshëm ditët e fundit, veçanërisht në Florida, Teksas dhe Arizona, shtete që ndodhen në një distancë të madhe mes njëri-tjetrit. Në total, Shtetet e Bashkuara raportuan më shumë se 40,000 raste të reja të premten, një rekord ditor i pandemisë në Amerikë gjatë gjashtë muajve të fundit.

Zoti Pence ka anuluar udhëtimet për tubime politike të planifikuara për këtë javë në Florida dhe Arizona për shkak të rritjes së numrit të rasteve në të koronavirusit në këto dy shtete.

Nënpresidenti Pence tha se Shtetet e Bashkuara janë të pajisura më mirë nga ana mjekësore për të trajtuar shtrimet në spital të më shumë pacientëve me koronavirus sesa ishin në fillim të vitit.

Por, ai tha se Presidenti Donald Trump dhe ai mbështesin masat e marra nga guvernatorët në Florida dhe Teksas për të mbyllur përsëri lokalet për të parandaluar mbledhjen e njerëzve që nuk respktojnë rregullat e distancimit fizik prej të paktën dy metrash dhe përdorimin e maskave.

“Është e qartë se testimi nuk është arsyeja e vetme që po shohim më shumë raste, por është një arsye domethënëse. Është e qartë se në mbarë brezin diellor (shtetet amerikane që shtrihen në jug, jugperëndim dhe juglindje) diçka që po ndodh, veçanërisht midis amerikanëve të rinj”, tha zoti Pence.

Por ai tha se administrata e Presidentit Trump nuk mendon se është e nevojshme që të imponohen udhëzime kombëtare të detyrueshme për përdorimin e maskave.

Presidenti Trump rrallëherë ka përdorur maskën.

 

Vice President Mike Pence, second from left, walks off of the stage following the conclusion of a briefing with the Coronavirus Task Force at the Department of Health and Human Services in Washington, Friday, June 26, 2020. Dr. Deborah Birx, left,…
Vice President Mike Pence, second from left, walks off of the stage following the conclusion of a briefing with the Coronavirus Task Force at the Department of Health and Human Services in Washington, Friday, June 26, 2020. Dr. Deborah Birx, left,…

 

Nënpresidenti Pence e ka përdorur më shpesh maskën, dhe bëri të njejtën gjë edhe të dielën kur ai mori pjesë në një shërbim kishtar në Dallas të Teksasit. Ai kundërshtoi sugjerimin se Presidenti Trump mund të ndihmojë në ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit duke dhënë një shembull kombëtar përmes përdorimit të maskës.

“Ne besojmë se njerëzit duhet të veshin maska kudo që distancimi fizik nuk është i mundur, kudo që rekompandojnë autoritetet shtetërore ose ato vendore”, tha zoti Pence.

Por ai shtoi, “Ne besojmë se çdo shtet ka një situatë unike. Një nga elementët e aftësisë gjeniale të Amerikës është parimi i federalizmit, i kontrollit shtetëror dhe atij lokal … ne duam t’ua lëmë këtë në dorë guvernatorëve dhe zyrtarëve lokalë. Dhe njerëzit duhet t’i dëgjojnë ata”.

Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë regjistruar më shumë se 2.5 milionë raste të koronavirusit dhe më shumë se 125,000 vdekje, niveli më i lartë kombëtar i këtyre shifrave në të gjithë botën. Zyrtarët e shëndetësisë po parashikojnë dhjetëra mijëra vdekje të tjera të amerikanëve nga koronavirusi në muajt e ardhshëm./VOA/


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas