Aktualitet

Pengmarrja e Jak Prengës, në kërkim “koka” i trafikut të heroinës, iu sekuestruan 10 mln €





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:45 - 28/01/20 |
mapo.al

Grupi hetimor pranë Policisë së Shtetit ka përforcuar dyshimet se prishja e pazareve të drogës janë shkaku i pengmarrjes në Kamëz 10 ditë më parë. Jak Prenga u mor nga banesa e tij dhe prej datës 10 janar mbahet peng. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet, por as vendndodhja deri tani nuk është mësuar. Përgjatë dy ditëve të fundit FNSH dhe RENEA kanë ushtruar kontrolle në Shijak, por pa rënë në gjurmët e 49-vjeçarit.


Mësohet se një prej vëllezërve të Prengës ka qenë e një rrjeti kriminal të trafikut të heroinës. Pikërisht një ngarkesë e paçuar kokaine në Shijak mund të jetë dhe shkaku i pengmarrjes. Dyshohet se ky grup i Shijakut po i bën presion vëllait të Jak Prengës, i cili ndodhet në burg në Angli për të çuar në destinacion drogën e fortë.



Deri tani janë arrestuar Bajram Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri. Ndërsa janë shpallur në kërkim Altin dhe Emiljan Hajri.


Kush është Altin Hajri?
Altin Hajri është një person i njohur në fushën e trafikut të drogës në nivele ndërkombëtare. Dyshohet se ai transportonte heroinë nga Afganistani, e sillte në Shqipëri dhe më pas drejt Italisë.

Bashkë me vëllain e tij, Emiljano Hajrin ata kishin ngritur një organizatë kriminale në verilindje të Italisë dhe Shqipëri.

Altin Hajri

Në vitin 2010 autoritetet italiane ranë në gjurmët e organizatës për ta finalizuar me operacionin “Enigma” në 2015 që çoi në sekuestrimin e 200 kg heroinë, 325 kg marijuanë, çmontimin e dy laboratorëve për përpunimin e heroinës si dhe arrestimin e 16 personave dhe 21 urdhër- arrestet.

Po ashtu Altin Hajrit iu sekuestruan 10 milion euro pasuri në vijim të aksionit antidrogë të katër viteve më parë.

LEXO EDHE: 

Detaje/ Jak Prenga u mor peng për drogën e padorëzuar nga vëllezërit


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas