Saturday, June 10, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Pengmarrja e pajustifikueshme e opozitës!

by mapo.al
20/07/2021
in Aktualitet, Kryesore, Op Ed
0

Kuvendi Kombëtar, që u trumbetua nga lidershipi i PD si bashkim i demokratëve pas goditjes që morën më 25 prill, nuk solli asgjë tjetër vetëm se thellimin e përçarjes të kësaj force politike. Forumi më i rëndësishëm ku duhej të kryhej analiza e humbjes, u shndërrua në një “lavatriçe” për të pastruar kryetarin e partisë nga çdo mëkat.

Fajtori për humbjen e demokratëve na paskërkësh qenë vetëm Rama, por askush nuk foli për atë çka ndodhi atje në bazë. Për mesazhin që mungoi, për kopjimin deri në detaj të fushatës humbëse të 2017-ës, për komandimin që iu bë kandidatëve nga qendra, për rikandidimin e dështakëve të atij viti në zgjedhjet e tanishme deri dhe drejtues politikë Qarku, për mbylljen akoma më shumë të partisë, për frymën e cila nuk arriti të përçohet në elektorat, për aleancat copë-copë etj. Jo, për këto duhej të fajësohej sërish Edi Rama… Mark Marku për disa të vërteta që tha, pa marrë ende mandatin po shihet si armik



Por këto ishin vetëm colateral damage-t që sollli Kuvendi. Katastrofa do vinte më pas me shpalljen e fituesve pa bëre transparent rezultatin. Kupola e PD po sillet keq me anëtarësinë, madje shumë keq dhe gjërat duhen thënë troç. Të fshehësh humbjen pas mantelit të manipulimeve nga kundërshtari dhe të shpallësh emrat fitues pa i dhënë secilit hakën, është sjellje prej autokrati. Furtuna e sulmeve për lënien jashtë të disa prej atyre që kanë spikatur me kontributin e tyre ka rënë mbi Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Vetë Basha, me anë të një mesazhi dërguar atyre që ankoheshin për procesin u është përgjigjur me një justifikim standard, se nuk është marrë me listat pasi ka qenë i zënë me një problem familjar për arsye shëndetësore. Mund të jetë dhe kështu, por ama Basha pavarësisht arsyeve ka detyrimin që t’i përgjigjet atyre që dhanë shpirtin në fushatë se përse nuk ka dalë rezultati i votave për Këshillin.

Proçesverbalet nuk i ka futur në xhep as Jemini e as Gazi, dikush i ka urdhëruar të mos dalin në mejdan. E në rast se ka përdorur katapultën duhet një shpjegim se përse disa persona që nuk janë parë asnjëherë në PD ose në fushatë e meritojnë të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar më shumë se ata që u kacafytën në terren me falangat e Rilindjes, që vazhdojnë të marrin kërcënime apo deri aty sa kanë rrezikuar jetën e tyre dhe të familjarëve nga bombat që u viheshin te pragu i derës. A e ka idenë kryetari për zhgënjimin e tyre?

Duket se me përzgjedhjen e atyre që do jenë në Këshill Kombëtar diçka ka ndodhur. Natyrisht aty ka dhe emra që kanë pasur dhe kanë jo pak kontribut, madje dhe nga ata të rinjtë që janë futur. Por se të duhen të rinj, s’do të thotë të përjashtosh ata që ishin. Ata i përjashton vota, dhe jo urdhrat apo prapaskenat me sfond inatçi dhe sipas midesë të njërit apo tjetrit, qoftë ky kryetari i partisë apo drejtuesi politik i Qarkut. Fundja çfarë i kushtonte partisë që kur e bëri han pa porta me 300 anëtarë të bëheshin dhe 400.

Ose, ose të linte jashtë këtij forumi deputetët e zgjedhur, që mjaft privilegje kanë dhe Këshillin si forum kontrollues t’ia linte garës së hapur mes anëtarësisë së bazës. Ç’është kjo mani e ky frustim për të kontrolluar çdo qelizë të partisë, sipas modelit Rama? Lidershipi duket se akoma s’e ka kuptuar që të djathtët ta lënë targën jo më shumë nga humbja e zgjedhjeve se sa nga imitimi që kërkohet t’i bëhet kundërshtarit të tyre politik.

Është e udhës që të gjithë ata që po sulmohen për farsën e Kongresit të sqarojnë pozicionin e tyre. Heshtja nuk shërben për asgjë, kjo që ndodhi ka kosto të madhe dhe hendeku mes qendrës e bazës do thellohet dhe më tej. Degët e PD ishin në amulli pas humbjes së zgjedhjeve, tashmë rrezikojnë të kthehen në gërmadhë që vështirë të ristrukturohen dhe për zgjedhjet e 2025-ës e jo më për zgjedhjet e afërta lokale.

Se si e kanë menduar Basha dhe të tjerë këtë udhë që kanë marrë është punë e tyre, por ama kurrsesi s’është punë e tyre zhbërja e PD-së dhe opozitës në këtë farë feje. Demokratët në veçanti dhe shqiptarët në përgjithësi nuk do durojnë pa fund bëmat e Rilindjes dhe deklaratat e Taulantëve dhe Elisave për “shtetbërjen”. Ata sot duhet të jepnin llogari tjetër kund. Dhe e gjitha kjo sepse opozita nuk arrin të dalë dot nga nepotizmi, mungesa e demokracisë apo dhe të bërit biznes me idealet e atyre që besojnë.

Kjo lloj pengmarrje është e pajustifikueshme…

Tags: Këshilli Kombëtar i PDLulzim Bashazgjedhjet ne pd

JU SUGJEROJME

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
Kryesore

Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja

03/06/2023
Next Post
Kërkohej në Norvegji për rrëmbim, arrestohet në Tushemisht 35-vjeçarja nga Ohri

Kërkohej në Norvegji për rrëmbim, arrestohet në Tushemisht 35-vjeçarja nga Ohri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In