Detaje të reja mësohen nga grabitja e të miturës në rrugën “Ndre mjeda” në kryeqytet.
Pengmarrja e 13-vjeçares ndodhi në prani të së motrës më të vogël. Teksa kanë zbritur nga autobuzi i shkollës, poshtë banesës, një person i panjohur e ka rrëmbyer me forcë në makinë.
Mediat raportojnë se Blutë e kryeqytetit janë njoftuar nga gjyshja e vajzave e cila ka parë të gjithë ngjarjen nga ballkoni, pasi po i priste vajzat duke i shoqëruar me sy deri sa të futeshin në pallat.
Policia është vënë në ndjekje të autorëve si dhe po kryen këqyrjen e kamerave të sigurisë në zonën përreth, si dhe janë shtuar patrullat e forcave speciale të cilat kanë bllokuar rrugë-daljet nga Tirana, me qëllim ndalimin e automjetit me të cilin është rrëmbyer vajza.
Në një lidhje telefonike për mediat, mamaja e vajzës u shpreh se vajza është diabetike dhe se mjekohet 4 herë në ditë me insulinë, duke i bërë thirrje policisë që të gjendet sa më parë pasi mund t’i rrezikohet jeta.
Ajo ka mohuar të kenë konflikte me persona të tjerë. “Është gjendje shoku për ne. Nuk kemi pasur asnjë konflikt.”-shprehet nëna e vajzës së rrëmbyer.
LEXO EDHE:
E rëndë në Tiranë, e mitura rrëmbehet me makinë tek ish-parku
“Sa zbriti nga autobuzi i shkollës”, si u rrëmbye e mitura në Tiranë
Tronditëse: Vajza e rrëmbyer rrezikon jetën, duhet të mjekohet…