Aktualitet

Pengmarrja në Kamëz/ Arrestohet një person, një tjetër në kërkim (Emrat)





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 17:26 - 27/01/20 |
mapo.al

Forcat RENEA kanë ndërmarrë që prej mëngjesit një operacion në zonën e Shijakut, për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë. Burime bëjnë me dije se policia ka rrethuar kompleksin “Gold” pasi dyshohet për personin e marrë peng në Kamëz, pak ditë më parë, Jak Prenga. Ndërkohë mësohet se është arrestuar për rastin e kësaj pengmarrje një person dhe është shpallur në kërkim një tjetër.


Personi i arrestuar është Leonard Hajri dhe në kërkim është shpallur Altin Hajri, ndërsa raportohet se Policia ka bërë të mundur identifikimin e personave përmes kamerave të kompleksit “Gold” në Shijak.



Policia ka dyshime se Prenga është mbajtur në këtë hotel, ku u gjet një armë, ndërsa pronari i tij është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Prenga u mor peng pak ditë më parë në qendër të Kamzës, ndërsa policia gjeti pak minuta më pas mjetin e tij të braktisur në vendngjarje, si dhe gjurmë gjaku.


Dëshmitarët në vendngjarje treguan se ai kishte debatuar me dy persona, të cilët ishin të maskuar dhe më pas ishte futur me forcë në makinën e tyre, e cila u gjet e djegur më vonë në afërsi të Fushë-Krujës.

Familjarët e Prengës nuk kanë pranuar që të thonë asgjë pas ngjarjes, ndërkohë që dyshimet janë që ngjarja të ketë ndodhur për konflikte të vjetra të familjes. Një prej vëllezërve të tij ishte arrestuar në Angli, ndërsa nuk dihet detaje të mëtejshme rreth krimit që mund të ketë kryer.


Etiketa: ,

Pas