Aktualitet

Pengmarrje, drogë dhe vjedhje, OFL u kërkon deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve nga Berati (EMRAT)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:26 - 25/09/20 |
mapo.al

Operacioni Forca e Ligjit ka shkuar sot në qytetin e Beratit.


Ajo iu kërkon deklarimin e pasurisë me anë të plotësimit të formularit përkatës 4 të dënuarve të qytetit të Beratit dhe 1 nga Tirana:


Tauland Starova, Marinelo Sula, Kliton Hoxha, Nderim Deliu dhe Gramos Toto.


Të sipërmendurit janë dënuar për veprat e drogës, pengmarrjes dhe vjedhjes.


Njoftimi i OFL:


OFL, 25 shtator

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

T. S., banues në Tiranë, i dënuar në Zvicër, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

M. S., banues në Urën Vajgurore, Berat, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

K. H., banues në Berat, i dënuar për veprën penale ’’Vjedhja me dhunë”;

N. D., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

G. T., banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.


Etiketa: , , , ,

Pas