Bota

Pentagoni publikon fotot: A po afron lufta me Iranin?








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:13 - 18/06/19 |
mapo.al

Pentagoni ka publikuar fotot me ngjyra që thotë se provojnë përfshirjen e Iranit në shpërthimet e cisternave në Lindjen e Mesme. Publikimi i fotove vjen në kohën kur SHBA ka dërguar 1 mijë trupa shtesë në rajonin e tensionuar.



Ndërsa mediat po i fryjnë erës së luftës, fotot e marra nga një helikopter amerikan thuhet se tregojnë Gardën Revolucionare Iraniane teksa heq një minë të pashpërthyer nga anija cisternë, Kokuka. Kjo anije ishte një prej atyre që u godit nga shpërthimet në Gjirin e Omanit.


Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo ka nisur një tur për të bindur liderët europianë për pretendimet se Irani qëndron pas këtyre shpërthimeve.



Ky tur vjen në kohën kur Gjermania ka hedhur dyshime mbi pretendimet e SHBA.



Teherani e ka mohuar përfshirjen në këto shpërthime, por situata duket më e tensionuar se kurrë, me spekulime se Trump mund të nisë një luftë në pritje të vitit elektoral.



Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas