U përfol se Pep Guardiola do të ishte transferimi i bujshëm këtë vit te Juventus, që edhe pse fitoi kampionatin për të tetën herë radhazi, nuk arriti të triumfonte në Champions League. Megjithatë, zërave për një transferim të mundshëm u jep përgjigje drejtori i “The citizen’s”.
Manchester City mohoi informacionin sipas të cilit Pep Guardiola do të largohet nga Juventusi këtë verë. Alberto Galassi, anëtar i bordit të Manchester Cityt, e përshkroi çështjen si “qesharake” në deklaratat për kanalin Sky Sport.
“Si anëtar i bordit, isha shumë i befasuar të lexoja këtë lajm. Është vërtet qesharake,” tha Galasi. “Çështja është shumë e thjeshtë. Trajneri dëshiron të qëndrojë në qytet dhe ka edhe dy vjet kontratë me ne. Guardiola, i cili është në Abu Dhabi, ndihet i mërzitur me këtë dhe nuk e kupton se fjala e tij nuk respektohet. Kjo çështje nuk ekziston, nuk është. Më vjen keq për tifozët e Juventusit. Por klubi i tij do të gjejë një trajner tjetër në kulm”, shtoi ai.