Aktualitet

Peqin/ Godet mjekun nën efektin e alkoolit, arrestohet 32-vjeçari





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 10:15 - 18/11/19 |
mapo.al

Një 32-vjeçar është arrestuar në Peqin, pasi ka dhunuar mjekun e spitalit të këtij qyteti. Bëhet fjalë për personin e identifikuar me inicialet A.K. Sipas informacionit policor, 32-vjeçari ka qenë nën efektin e alkoolit, kur ka goditur për shkak të detyrës mjekun me inicialet Y.T.


Njoftimi i Policisë:



Godet mjekun e spitalit në Peqin, vihet nën pranga nga Policia 32-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 32 vjeç, banues në Peqin. Ky shtetas ka shkuar në spitalin e Peqinit dhe nën efektin e alkoolit ka goditur për shkak të detyrës mjekun Y. T.


Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Peqin kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Etiketa: ,

Pas