Miss Universe Albania, Trejsi Sejdini ka festuar ditën e djeshme në shoqërinë e miqve 19 vjetorin e saj të lindjes. Ajo postoi një sërë fotosh dhe videosh në rrjetin social “Instagram” që tregonin organizimin luksoz të festës.
Mirëpo vëmendja u tërhoq nga dhuratat e shtrenjta, konkretisht nga makina e tipit “Mercedes-Benz GLC 63 AMG S Coupe”, e cila kushton plot 120 mijë euro.
Me shumë gjasa kjo dhuratë me çmim marramendës i është bërë nga i dashuri, të cilin e bëri të njohur për ndjekësit pak kohë më parë duke publikuar një foto së bashku me të.