“Për drejtësinë”/ “Anonymous” erdhën në qytet

Qyteti i heshtur me industri të degraduar, Steubenville në Ohio, dikur ishte i njohur për sportet e shkollave të mesme dhe si vendlindja e Dean Martinit. Por, kur ndodhi një sulm seksual i kryer nga dy anëtarë të ekipit të ragbit, grupi “Anonymous” vendosi të ndërhynte.

Ndonëse vajza e përdhunuar ishte e mitur, sulmuesit mbrohen dhe askush nuk flet për këtë krim. Ky nuk ishte rasti i vetëm i tillë në këtë qytet. Mirëpo, pas publikimit të videos për natën e sulmit dhe shpërndarjes tek mijëra ndjekës në mediat sociale, u nxit zemërimi viral dhe kërkesa #JusticeforJaneDoe (Drejtësi për Jane Doe-n).

“Anonymous” nxitën turmat që e ndanë qytetin e vogël, por ngjarja u dha forcë brezave të ndryshëm, të grave që kanë fshehur abuzimet ndaj tyre. Ky film dokumentar i përgatitur nga ditorja Guardian, shtron këtë dilemë: kur duket se asgjë nuk ndryshon, a është në rregull që të jashtmit të ndërhyjnë?

Dokumentarin me regji të Nancy Schwartzman, mund ta shihni të plotë më poshtë.

 




Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php on line 13

JU SUGJEROJME

Next Post

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.