Aktori i humorit, Bes Kallaku ka zgjedhur që t’i urojë femrat më të rëndësishme të jetës së tij në “Instagram”, përmes një kolazhi fotografish. Ai shfaqet në to krah të ëmës, gjyshes dhe bashkëshortes, këngëtares Xhensila Myrtezaj.“Gratë e jetës. Mami Shpresa më lindi, më dha jetë. Ija ime më rriti, me kripë për jetën. Xhensila ime më shtoi jetën dhe bashkë i dha jetë jetës. Bekimet e mia. Me fat jam. Ju dua!”– ka shkruar Besi.
Më tej, ai ka uruar edhe motrën e tij, ndonëse me këtë të fundit nuk ka publikuar foto. “Edhe Ana ime, motra ime, të dua shumë, nuk gjeta foto sepse kisha dalë shumë keq vetë aty”, ka shpjeguar në përfundim të statusit aktori i humorit.