Aktualitet

Për herë të katërt, kryeministri Rama vizitë në familjen e Klodian Rashës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:05 - 24/03/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në familjen e Klodian Rashës. Kjo është hera e katërt që kryeministri viziton familjen e 25-vjeçarit i cili u qëllua nga efektivi i Shqiponjave, Navaldo Hadëraj.





Ende nuk dihet se cila ka qënë arsyeja e vizitës së Ramës në familjen e Rashës. Nuk dihet nëse Rama do të prononcohet për gazetarët për këtë takim.


25-vjeçari Klodian Rasha u vra në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit, teksa po kthehej në shtëpi.





Efektivi që e qëlloi për vdekje dëshmoi në Prokurori se kishte dyshuar se i riu kishte armë me vete dhe prandaj kishte shtënë.



Ndërsa dëshmia e tij është hedhur poshtë nga familjarët të cilët pretendojnë se i riu nuk kishte në pronësi asnjë armë zjarri. Për shkak të këtij incidenti, dha dorëheqjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërkohë që në vendi shpërthyeu në revolta.

Lexo edhe :  Opozita me akuza për blerje votash- Rama: Broçkulla, humbëm 3 mandate nga...

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas