Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka votuar kërkesën për shkarkimin e presidentit Donald Trump.
Kjo është hera e parë në histori që ligjëvënësit në SHBA, kërkojnë për herë të dytë atë që quhet “Impeaching”, që do të thotë fajësimin e presidentit për shkak të trazirave që ndodhën në godinën e Captiol Hill një javë më parë në SHBA.
Me 231 vota pro dhe 197 kundër është votuar kërkesa për të larguar Donald Trump nga zyra, pavarësisht se ai do të jetë për më pak se 7 ditë në detyrë, pasi më 20 janar Joe Biden betohet si president.
Që presidenti Trump të shkarkohet, duhet që edhe Senati Amerikan të votojë kërkesën e miratuar tashmë në Dhomën e Përfaqësuesve.