Aktualitet

Për herë të parë në Shqipëri, lindjet ishin më të ulta se vdekjet gjatë 2020-ës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:14 - 25/01/21 |
mapo.al

Në vitin 1900, lindjet ishte rreth 64 mijë persona, ndërsa në 2019-n zbritën në rreth 6 mijë persona, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, përpunuar nga Monitor.al, duke shkuar drejt tendencës së barazimit të lindjeve me vdekjet për një periudhë disavjeçare. Por, pandemia e Covid-19 e përshpejtoi këtë proces, për shkak të numrit të lartë të fataliteteve dhe për herë të parë, numri i vdekjeve është më i madh se numri i lindjeve.



“Me vdekjet që arritën në nivele rekord në 2020-s, si rrjedhojë e pasojave fatale të pandemisë së Covid-19 dhe tendencën rënëse të lindshmërisë, për herë të parë në historinë e Shqipërisë shtesa natyrore e popullsisë ishte negative në vitin që sapo lamë pas.


Sipas të dhënave paraprake nga Drejtoria e Gjendjes Civile, vdekjet në total në vend ishin 28,026 persona në 2020-n, me një rritje të fortë prej gati 28% në krahasim me vitin e mëparshëm, ose rreth 6 mijë persona më shumë se viti i mëparshëm, duke shënuar një nivel rekord historik të lartë. Për të njëjtën periudhë, sipas akt lindjeve, në vend u regjistruan rreth 27,600 lindje, me një tkurrje të lehtë prej 0.2%. Për herë të parë në historinë e vendit, vdekjet i tejkaluan lehtë lindjet (me rreth 400 persona).” – shkruan Monitor.al.

Lexo edhe :  Varianti i ri i koronavirusit - BE propozon masa të reja për udhëtimet



Në artikull theksohet se ky është niveli më i ulët i shtesës natyrore të popullsisë, së paku që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.



“Por të dhënat më të hershme, por jo të grupuara vit pas viti, tregojnë se Shqipëria ka shtesën natyrore të popullsisë në nivelin më të ulët që nga viti 1923, që kur ka nisur regjistrimit, pasi shtesa e popullsisë gjatë viteve 1923-1945, sipas të dhënave zyrtare, ishte mesatarisht mbi 18 mijë persona në vit.”/Monitor.al


10


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas