ShowBizz

Për herë të parë, Stresi flet për miqësinë e prishur me Noizyn








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:27 - 26/11/20 |
mapo.al

Një nga “armiqësitë” më të njohura të showbizz-it është ajo mes Noizy-t dhe Stresit. Dy reperat kanë qenë në një “luftë” me njëri-tjetrin prej shumë kohësh, aq sa është e pamundur që të mos i mendosh si kundërshtarë.



Mbrëmjen e djeshme Stresi ka qenë i ftuar në “Roped with Olsi” kur pas kaq shumë kohësh i është rikthyer marrëdhënies së tyre të prishur tashmë.


I pyetur se cili është ai person për të cilin është penduar se e ka patur mik dikur, Stresi u përgjigj: “Ai që bën zhurmë”, duke mos i përmendur as emrin.



Reperi tregoi se dikur kanë qenë shokë dhe se fillimet e tyre kanë qenë ndryshe, por gjërat ndryshuan dhe në varësi të rrjedhojave tashmë është penduar që e ka patur mik dhe që i ka besuar.



“I vetmi person për të cilin jam penduar që e kam njohur, jam penduar që e kam besuar, jam penduar pas këtyre rrjedhojave që na ndodhën, tani jam penduar normalisht. Është pendesë sepse është histori shumë e madhe mes nesh. Pendohem normalisht që e kam patur mik e që i kam besuar apo ç’rëndësi ka…e them për herë të parë këtu, është ai çuni që bën zhurmë. Fillimet tona kanë qenë ndryshe…”


Pak ditë më parë, Stresi shërndau në Instastory një video të reperit Big Kik, ku ky i fundit, i ftuar në emisionin “Gjoni Black” i bëri një diss Noizyt.

Lexo edhe :  Lajmëroi "diss", Stresi merr 'shuplakën' nga e ëma: S'të ka hije, je i pjekur

Veprimi i Stresit u pa si një thumb për Noizyn dhe rizgjim të “konfliktit në distancë”, por e vërteta ishte ndryshe. Reperi tregoi se pjesa e publikuar nuk ishte aspak pjesa ku Big Kik i bën “diss” Noizy-t, por një pjesë rëndom ndërsa qëllimi i tij i vetëm ishte të mbështeste reperin.

“S’kam kunj ndaj asnjërit. I kam publikuar një freestyle djalit dhe po ta shihni nga minutazhi, s’ka të bëjë me diss-in që ka bërë. Unë e kam bërë screenshot kur po bënte free një bit tjetër dhe jo kur po shante të tjerët. Po të kisha kunj, do nxirrja videon si të tjerët. Unë jam spektator, shijoj shfaqjen.”- ka përfunduar Stresi.

2


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas