Op Ed

Për kë po bien këmbanat e kishës katolike?!






               Publikuar në : 14:17 - 20/09/19 |
mapo.al

– Si duhet ta lexojmë deklaratën e Ipeshkvinjve të Shqipërisë


Nuk është aspak për tu habitur se si kisha katolike reagon në mënyrë të përsëritur për situatën jo të mirë që po kalon vendi. Edhe pse në dukje është konflikt mes partive politike, metastazat janë shtrirë kudo dhe po reflektohet me largimet masive të shqiptarëve nga vendi.



Teksa bëhen 5 vite nga vizita e Papa Franceskut në vendin tonë, Konferenca Ipeshkvnore është mbledhur jo vetëm për të kujtuar këtë datë, por për të dhënë një mesazh të fuqishëm.

Mesazhi është për bashkëpunim dhe dialog dhe shkon për ata/ato katolikë që janë sot në drejtimin e vendit.
Ipeshkvinjtë shprehen qartë:  “Ne besojmë se ekzistojnë mundësitë e një bashkëpunimi dhe dialogu për të çuar vendin përpara e për t’i dhënë fund tranzicionit. Prosperiteti ekonomik nuk mund të shkëputet nga ai i vlerave njerëzore, morale e shpirtërore. Për sa të jetë në fuqitë e në dorën tonë si Kishë katolike do të bëjmë më të mirën tonë. Prandaj ky mesazh u shkon më së pari atyre katolikëve që janë të angazhuar në jetën shoqërore dhe politike, në media dhe në strukturat akademike. Katolikët duhet të jenë për shoqërinë pjesë e zgjidhjes së problemeve e jo pjesë e shkaktimit të tyre”.

Ipeshkvinjtë për herë deklarojnë se distancohen nga ata katolikë që janë bërë pjesë e krimit. “Ne distancohemi nga katolikët që nuk kanë qenë e nuk janë shembulli më i mirë i angazhimit shoqëror dhe janë bërë pjesë e kriminalitetit dhe e regresit të vendit tone”.

Nuk është krejt rastësi që ky mesazh i fuqishëm i distancimit nga elementët kriminalë vjen në ditën kur zhvillohet një aktivitet politik në kryeqendrën e veriut, Shkodër.

Kjo e fundit u bë pjesë e së përditshmes së çdo shqiptari, kur një kryetar bashkie mbeti në klasë ende pa u ulur në karrige.

Tashmë duhet zgjidhje, thonë drejtuesit e kishës katolike dhe ata të parët distancohen nga njerëz të lidhur me krimin që janë bërë pjesë e regresit të vendit.

Këtë mesazh, besojmë duhet ta lexojë çdo drejtues politik në vend, përfshirë edhe Kryeministrin e vendit, që në Veri po drejton me Tom Doshin, Paulin Sterkajn, Pjerin Ndreun, Sandër Lleshin, etj. /Mapo.al

Lexo edhe:

Konferenca Ipeshkvnore: Plagë e madhe, “shqiponjat” po lënë folenë


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas