Shëndeti

Për rënie nga pesha përdorni kurën me kanellë dhe hudhër














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:28 - 25/07/19 |
ro ot

Rënia nga pesha nuk është diçka që ndodh brenda natës. Ajo kërkon mund, durim, aktivitet fizik e mbi të gjitha ushqyerje të shëndetshme. Në larminë e ushqimeve që kanë aftësi të eliminimin e depozitave dhjamore përfshihen edhe hudhra, kanella dhe limoni.






Kombinimi i këtyre tre përbërësve në një kurë të vetme ofron shumë përfitime për organizmin. Përveç humbjes së peshës dhe efektit shfryrës, çaji i hudhrës, kanellës dhe limonit ndihmon kundër infeksioneve dhe baktereve.


Si të përgatisni kurën e hudhrës, kanellës dhe limonit

Kjo kurë është shumë e thjeshtë për tu përgatitur dhe kërkon vetëm 15 minuta.







Përbërësit:




3 thelbinj hudhër të grirë hollë,



2 limonë të prerë në feta

3 gota ujë

2 shkopinj kanelle.

Përgatitja:

Vendoseni çajnikun e mbushur me ujë në zjarr.

Kur të ketë marrë valë shtoni grimcat e hudhrës dhe më pas dy shkopinjtë e kanellës.

Lërini të ziejnë për 8 minuta dhe më pas shtoni fetat e limonit.

Hiqeni çajnikun nga zjarri dhe lëreni mënjanë për 5 minuta.

Lexo edhe :  Shenjat që tregojnë se trupit i duhet të pushojë dhe çlodhet

Nëse dëshironi mund ta kulloni e ta ëmbëlsoni me pak mjaltë.

Kjo pije rekomandohet të pihet esëll në mëngjes.

Megjithatë nëse keni stomak të ndjeshëm, mund ta konsumoni krahas mëngjesit.

Kjo pija është shumë efikase për shfryrjen e stomakut dhe rënien nga pesha.

Vitamina C dhe rënia në peshë

Lëngu i limonit ndoshta nuk shkrin yndyrnat apo detoksifikon organizmin për mrekulli por është një burim i shkëlqyer i kaliumit, vitaminës C dhe acidit citric.

Nga ana tjetër, disa studime konfirmojnë se njerëzit që konsumojnë shumë vitaminë C, arrijnë të tresin më shumë yndyrna në krahasim me të tjerët.

Në 30 mililitra lëng limoni gjenden 7 kalori por edhe 20 përqind e vlerës ditore të nevojshme të vitaminës C.

Kanella kundër mbipeshës

Sipas rekomandimeve shkencore, lëngu i kanellës ju ndihmon procesin e tretjes dhe gjithashtu ndihmon që të jeni të ngopur për më shumë kohë dhe të mos e teproni me ushqimin.

Një gjë e tillë, ju vjen në ndihmë në përpjekjet tuaja për të rënë në peshë.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas