Kryesore

“Për shtetin jemi të vdekur”/ Banorët e përmbytur në Sukth i ankohen Bashës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:01 - 11/01/21 |
mapo.al

DURRËS – Kryedemokrati Lulzim Basha ishte sot në Sukth, ku pa nga afër gjendjen e familjeve të përmbytura si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë ditëve të fundit.






Në bisedat me banorët e zonës, Basha tha se shqiptarëve i duhet një qeveri që të mendojë për njerëzit e jo për veten e saj.


Banorët u shprehën të zhgënjyer nga qeveria në këto ditë të vështira. “Zoti na ndihmoftë, për shtetin jemi të vdekur”.







Pjesë nga bisedat:




Banori: Situata më keq s’ka ku shkon, kemi gati një javë e më shumë me këtë gjendje. Ke qenë këtu jemi taku e kemi bisedu bashkë edhe para tre vitesh, po ama asgjë s’është bërë. Komplet kjo lagje, ka bere investime vetë. Bujqësia është mbi të gjitha për ne këtu. Të gjitha na janë shkatërruar. Sot përmbytet gjithë kjo zonë, për një turbinë, që duheshe vënë. Për një diçka shumë të thjeshtë, një investim shumë i thjeshtë, përmbytete gjithë zona.



Basha: Kanë ardh e kanë thënë do bëjmë investime, a kanë bërë?

Banori: Kanë ngelur në mes, edhe argjinatura edhe kanalin. Nuk i kanë përfundu, për këtë shkak ndodh përmbytja, po të mbyllen punimet, s’ndodh përmbytja. Edhe urën e kemi ndërtuar vetë. Kemi vite që përmbytemi e s’ka masa. Uji nuk pihet, është i ndotur, ka 5 vite që e blejmë vetë. S’po kërkojmë me shpik raketë, po kërkojmë gjëra të thjeshta me jetu.

Lexo edhe :  Del VIDEO/Si u ekzekutuan në atentatin e Astirit Erigers Mihasi dhe shoku i tij

Banori: Kemi mbi 10 ditë pa ujë. Askush s ka marrë masa për ne. Premtime na kanë dhënë, asgjë s kanë bërë. Prishet tubi i ujit shkojmë e rregullojmë vetë. Fatkeqësi e gjithë kësaj zonë është ai tubi atje.

Basha: Sot për fat reshjet janë pakësuar, situata po vazhdon duhen marrë masat për t’u ardh në ndihmë njerëzve. Problemi është që mungesa e investimeve ka sjellë këtë situatë Fjalë shumë e punë zero, apo pak dhe faturën e paguani ju. Është e pafalshme që ndërsa njerëzit janë në këtë situatë, pa ujë të përmbytur ministrat shtrohen në restorantet më luksoze të Emirateve, kjo është kriminale. Duhet qeveri që të mendoj për njerëzit. Ky vend është i vjedhur. Nuk ka asnjë arsye që në situatë emergjence mos t’ju vijë në ndihmë me ujë të pijshëm. Disa familje mund të kenë nevojë për ndihmë ushqimore. Kjo është një zonë që sa herë bie shi përmbytet. Me një qeveri që e ka mendjen te ju, ky shtet i ka mundësitë me ju ndihmu. Po të kishte bërë investimin s’do ishte në këtë gjendje. Nëse qeveria do mendonte për ju, s’do shtrohej në darka luksoze. Kudo ku shkoj, është njësoj sikur kam ardhur para 3-4 vjetësh. Thesin e premtimeve e hapin, po njerëzit janë në ujë. Kjo duhet të marrë fund, na duhet qeveri që mendon për njerëzit.

Banori: Zoti na ndihmoftë, se për dorën e shtetit ne jemi të vdekur.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas