Ministria e Financave ka përgatitur projektligjin “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit” si dhe një sërë ndryshimesh ligjore në ligjin për “procedurat tatimore”, për TVSH-në, të cilat synojnë një revolucion në mënyrën se si do të realizohet faturimi i bizneseve, që tashmë do të jenë vetëm elektronike. Sipas relacionit që shoqëron projektligjin “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”, Ligji i ri parashikon detyrimin e aplikimit të faturës elektronike dhe regjistrimin e pagesave të faturave pa para në dorë, si një fushë e re dhe deri më tani e parregulluar. Ligji synon tëjetëtërësisht funksional deri në vitin 2021.
Financat kanë përgatitur dhe një udhëzues mbi procedurën e lëshimit dhe fiskalizimit të faturave.
Çdo person, fizik ose juridik, i cili është subjekt i tatimit mbi fitimin ose tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël.
Gjithashtu, çdo person tjetër, i cili nuk është subjekt i tatimeve të sipërpërmendura, por është subjekt i TVSH-së, pavarësisht nëse është i regjistruar në sistemin e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe i cili duhet të faturojë furnizimet me TVSH, sepse realizon qarkullimin nën kufirin e përcaktuar. E rëndësishme është që të ushtrojë veprimtari ekonomike në mënyrë të pavarur, dhe në atë rast, për çdo furnizim të mallrave ose shërbimeve është i detyruar të lëshojë një faturë dhe të zbatojë procedurën e fiskalizimit. Subjektet tjera të cilat konsiderohen se ushtrojnë “veprimtari ekonomike” janë prodhuesit, tregtarët ose personattë cilët ofrojnë shërbime, përfshirë veprimtaritë minerare,bujqësore dhe veprimtaritë e profesioneve të pavarura. Veprimtari ekonomike konsiderohet edhe shfrytëzimi i pasurisë së luajtshme ose të paluajtshme për të gjeneruar të ardhura në mënyrë të vazhdueshme (për shembull, dhënia me qira e apartamenteve dhe banesave për turistë etj.),
Për më tepër, çdo person, pavarësisht nga forma e organizimit të tij, është subjekt i lëshimit të faturës kur furnizon mallra ose shërbime për entet publike dhe kontraktuesit e sektorëve publik, që i nënshtrohen procedurave të prokurimit publik.
Jo, pasi që sipas Ligjit për TVSH-në, këta persona nuk konsiderohen tatimpagues, sepse nuk ushtrojnë veprimtari në mënyrë të pavarur.
Kush tjetër nuk është i detyruar të lëshojë faturë dhe të zbatojë procedurat e fiskalizimit?
Nuk janë të detyruar të lëshojnë faturë personat e mëposhtëm:
Fatura nuk duhet të lëshohet as për furnizime me mallra ose shërbime të mëposhtme:
Nëse një subjekt realizon qarkullim nga ushtrimi i veprimtarivetë ndryshme, ai subjekt është i përjashtuar nga fiskalizimi vetëm për veprimtaritë e lartpërmendura.
Detyrimet në lidhje me lëshimin e faturave dhe zbatimin eprocedurave të fiskalizimit mund të ndahen në tri grupe:
1. nxjerr një akt të brendshëm ku përcakton mënyrën e numërimit të faturave dhe përpilon listën e vendndodhjes/vendndodhjeve ku ushtrohet veprimtariaekonomike. Akti i brendshëm nuk duhet të dorëzohet në Administratën Tatimore, por duhet të ruhet në vendndodhjen e biznesit të tatimpaguesit,
2. faturat e lëshuara, nga subjektet të cilat kryejnë furnizimin e mallrave dhe shërbimeve, duhet të përmbajnë të gjitha elementet e përcaktuara në ligjin për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit.
3. afishon një njoftim në secilën pajisje elektronike të faturimit ose në një vend tjetër të dukshëm në vendndodhjen e biznesit, që tregon detyrimin për të lëshuar faturën, si dhe detyrimin e blerësit për të marrë dhe ruajtur faturën,
4. pajiset me certifikatë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për autentifikim mesistemin fiskal dhe nënshkrimin elektronik të faturave,
5. pajiset në treg me pajisje fiskale (pajisje elektronike tëfaturimit–kasë ose pajisje tjetër), e cila përmban një program softueri që mundëson nënshkrimin elektronik të elementeve të faturës dhe shkëmbimin elektronik të të dhënave me Administratën Tatimore, si dhe lidh kontratë për mirëmbajtje të programit të softuerit dhe siguron një lidhje interneti për dërgimin e faturave në Administratën Tatimore,
6. dorëzon në Administratën Tatimore nëpërmjet shërbimit elektronik, 24 orë përpara fillimit të lëshimit të faturave, të dhënat për:
7. kryen vërtetimin e dëftesave në Administratën Tatimore të cilat mund të përdoren në rast të ndërprerjes së punës së sistemit fiskal,
8. nxjerr aktin e brendshëm në lidhje me maksimumin e arkës (për pagesat me para në dorë), dhe
9. teston pajisjen fiskale dhe kryen regjistrimin në sistemin fiskal të Administratës Tatimore nëpërmjet një lidhjeje elektronike të pajisjes, pra, regjistron aplikacionin i cili do të përdoret për lëshimin e faturave, të paktën 24 orë përpara fillimit të lëshimit të faturave.
Cilat janë elementet e përcaktuara të faturës?
Në përputhje me dispozitat e ligjit për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit, tatimpaguesi detyrohet të lëshojëfaturë për çdo furnizim dhe shërbim të kryer, së paku në dy kopje, nga të cilat njërën e merr dhe e ruan blerësi, kurse tjetrën e mban dhe e ruan shitësi për ta regjistruar në libra. Fatura duhet të përmbajë:
Për personat të cilët janë subjekt i TVSH-së, nevojiten të dhëna shtesë që duhet të përfshihen në faturëdhe, nëse lëshohet një e-Faturë, atëherë duhet të shënohen edhe disa të dhëna tjera të përcaktuara me ligjin për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit.
A është përcaktuar mënyra e numërimit të faturave?
Vendosja e numrave në fatura duhet të ndjekë një renditje numerike të pandërprerë, pa hapësira ndërmjet numrave, për çdo vendndodhje të biznesit ose pajisje elektronike të faturimit që ndodhet në vendndodhjen ebiznesit. Subjekti që lëshon faturën, nxjerr një akt të brendshëm ku përshkruan rregullat që ndjek për vendosjen e numrave në fatura dhe përpilon listën e vendndodhjes/vendndodhjeve të biznesit.
Si zbatohet fiskalizimi i faturave të lëshuara pas përfundimit të orarit të punës të subjektit të fiskalizimit?
Pavarësisht nga orari i punës, nëse subjekti i nënshtrohet lëshimit të faturës, ai duhet të lëshojë faturën dhe t’i dorëzojë atë blerësit për çdo furnizim të mallrave ose shërbimeve të kryera.
Si duhet të veprohet me lëshimin e faturave në rast se nuk ka lidhje interneti në zonën ku zhvillohet veprimtaria e biznesit?
Nëse subjekti që lëshon faturën ushtron veprimtarinë ekonomikenë vendndodhjen e biznesit në një zonë ku nuk është e mundur të vendoset një lidhje elektronike (interneti) për shkëmbimin e të dhënave me Administratën Tatimore, subjekti lëshon një faturë e cila përmban të dhënat e përcaktuara në ligjin për faturën, pa përfshirë të dhënat e IVF-së, dhe në këtë rast është i përjashtuar nga detyrimi për të lëshuar njëe-Faturë deri sa të vendoset lidhja elektronike (interneti). Subjekti, pastaj është i detyruar të paraqesë të dhënat në Administratën Tatimore, siç përcaktohet me ligjin për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit, të pajisjet me pajisje fiskale dhe softuer, të pajiset me një certifikatë elektronike, si dhe deri në ditën e 14-të të muajit aktual të paraqesë në Administratën Tatimore të gjitha faturat e lëshuara në muajin paraardhës në një medie portative ose nëpërmjet shërbimit elektronik të Administratës Tatimore. Për faturat e pranuara në këtë mënyrë, Administrata Tatimore ucakton një numër IVF dhe ia kthen prapa subjektit si njohje e pranimit të faturave me vonesë.
Nëse nuk mund të vendoset një lidhje interneti për shkëmbimin e të dhënave, tatimpaguesi e provon këtë me anë të certifikatëstë cilën merr pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), e cila duhet të ketë vlefshmëri një vit. Kërkesa për marrjen e certifikatës duhet të dorëzohet me shkrim në AKEP nga subjekti i fiskalizimit. Përpara paraqitjes së kërkesës, duhet të kontrollohet nëse vendndodhja e biznesit ka disponueshmërinë e shërbimeve të internetit tek operatori i komunikimeve elektronike që ofron këto shërbime përmes:
1. rrjetit fiks,
2. rrjetit kabllor, dhe
3. rrjetit të lëvizshëm (mobil).
Së bashku me kërkesën, subjekti i fiskalizimit duhet të paraqesë edhe provat e mëposhtme:
1. Përgjigjen negative ndaj kërkesës për ofrimin e shërbimit të lidhjes në internet nëpërmjet një aksesi fiks nga të paktën dy operatorë, njëri prej të cilëve është ofrues i shërbimit universal,
2. Përgjigjen negative ndaj kërkesës për ofrimin e shërbimeve të lidhjes në internet nëpërmjet një aksesi kabllor nga të paktën një operator në zonën ku ndodhet vendndodhja e biznesit në të cilëntatimpaguesi kryen veprimtarinë ekonomike,
3. Raportin që përmban ditën dhe kohën e saktë të pamundësisë për të vendosur një lidhje internetinëpërmjet një aksesi të lëvizshëm (mobil) të secilit nga operatorët që ofrojnë shërbimin e aksesit në rrjetatmobil, nga të cilët tatimpaguesi ka marrë testimin falas dy-ditor.
Këto prova duhet t’i bashkëngjiten kërkesës që parashtrohet pranë AKEP-it, i cili pastaj lëshon certifikatën epamundësisë për të vendosur një lidhje interneti për shkëmbimin e të dhënave.
Anulimi i faturës
Nëse një faturë lëshohet gabim nëpërmjet pajisjes elektronike tëfaturimit, tatimpaguesi është i detyruar të anulojë atë faturë përmes të njëjtës pajisje. Nëse pas lëshimit të faturës, operatorivërteton se ka futur informacionin gabim (artikujt gabim, mënyra e pagesës, etj.), duhet të anulojë atë faturë, të kryejë procedurat e fiskalizimit të faturës së anuluar dhe të lëshojë një faturë të re (me një numër të ri të faturës), sidhe përsëri të kryejë procedurën e fiskalizimit për faturën e re, në bazë të së cilës Administrata Tatimore do t’i lëshojë një IVF të ri. Për faturën e anuluar, Administrata Tatimore nuk do të gjenerojë një IVF, por do t’i përgjigjet prapa tatimpaguesit, përmes lidhjes elektronike, se ka pranuar informacionin për faturën e anuluar. Ndërsa, në bazën e saj të të dhënave, Administrata Tatimore do ta shënojë atë faturë si të anuluar.
Si duhet të veprohet në rast të humbjes të përhershme të të dhënave nga pajisje elektronike e faturimit (shkatërrimi ose vjedhja e pajisjes ose situata të ngjashme)?
Subjekti që lëshon faturën detyrohet të krijojë një kopje rezervë të dokumentacionit elektronik dhe regjistrimeve të tjera. Nëse nuk e bën këtë dhe të dhënat nuk mund të rinovohen, është i detyruar të blejë një pajisje të re të faturimit brenda 5 ditëve, duke llogaritur nga data në të cilën pajisja e faturimit ka përfunduar së funksionari plotësisht. Përveç kësaj, subjekti është i detyruar që të sigurojë informacion për çdo vendndodhje të biznesit në rastin mbylljes së pajisjes së vjetër të faturimit dhe/ose vendndodhjes së biznesit, duke përdorur shërbimin elektronik të Administratës Tatimore, me shënimin se faturat e lëshuara sipas renditjes numerike të mëparshme nuk do të lëshohen më. Ndryshimet e renditjes numerike të faturave varen nëse ato janë vendosur sipas vendndodhjes së biznesit ose pajisjes së faturimit.
Në rastin të vjedhjes së pajisjes elektronike të faturimit, është e nevojshme që nga AKSHI të kërkohet revokimi i certifikatës në mënyrë që të shmanget keqpërdorimi, si dhe të kërkohet lëshimi i një certifikate të re. Në rast të ndryshimit të biznesit, duhet të hartohet një procesverbal i brendshëm, i cili i bashkëngjitet aktittë brendshëm në të cilin regjistrohen ndryshimet. Akti dhe procesverbali i brendshëm nuk ka nevojë të dorëzohen në Administratën Tatimore.
Çfarë është maksimumi i arkës?
Maksimumi i arkës është shuma maksimale e parave në dorë që një biznes mund të mbajë në arkë në fund të orarit të punës. Maksimumi i arkës përcaktohet me një akt të brendshëm dhe përmban:
Pjesa e mbetur e parave në dorë të arkëtuara në një ditë të caktuar të punës që tejkalon shumën maksimale të sipërpërmendur, tatimpaguesi i depoziton në llogarinë e tij bankare.
Si përcaktohet maksimumi i arkës për subjektet e fiskalizimit?
Si për të tërësinë e biznesit ashtu edhe për pjesët e veçanta të biznesit, subjekti i fiskalizimit mund të përcaktojë vetë maksimumin e arkës.
A duhet raportuar për arkëtimin e pagesave të faturave të lëshuara pa para në dorë kur pagesa bëhetnëpërmjetshkëmbimit, transferimit të drejtave ose borxheve?
Po, në këtë rast, tatimpaguesi duhet, përmes shërbimit elektronik të Administratës Tatimore, të regjistrojë pagesat e bëra për çdo faturë në baza mujore, deri në datën 14 të muajit për pagesat e bëra në muajin paraardhës, si dhe për të gjitha faturimet tjera pa para në dorë që nuk janë të regjistruara nga ndërmjetësit financiarë.
A janë shtetasit e huaj subjekt i fiskalizimit nëse kryejnëveprimtari ekonomike në Republikën e Shqipërisë?
Personat e huaj, fizikë dhe juridikë, të cilët janë subjekt i tatimit mbi fitimin, tatimit të thjeshtuar mbi fitimin ose TVSH-së nëRepublikën e Shqipërisë, janë gjithashtu të detyruar të lëshojnë fatura dhe të kryejnë procedurat e fiskalizimit në përputhje me ligjin për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit. Ata nuk e kanë këtë detyrim nëse ushtrojnë veprimtari të cilat janë të përjashtuara nga detyrimi për të lëshuar faturë.
Çfarë është vendndodhja e biznesit?
Çdo mjedis i hapur ose i mbyllur, por edhe çdo mjet i lëvizshëm (furgon ose mjet tjetër për shpërndarje) që shërben për të ushtruar aktivitetin e furnizimit të mallrave dhe kryerjen e shërbimeve. Për qëllime të fiskalizimit, vendndodhje e ndarë e biznesit mund të konsiderohet një ose më shumë pjesë të një vendndodhjeje në të cilat ushtrohen veprimtari të ndryshme. Vendndodhje konsiderohet edhe mjedisi që subjekti i fiskalizimit e përdor për ushtrimin e biznesit vetëm herë pas here ose përkohësisht me qëllim të mbajtjes së panaireve, seminareve ose kryerjes së veprimtarive të ngjashme. Për veprimtaritë që kryhet në terren, subjekti i fiskalizimit në mënyrë të pavarur përcakton nevojën për të ndarë vendndodhjen e lëvizshme të biznesit, varësisht nga natyra e punës.
Cilat janë të dhënat e detyrueshme që duhet regjistruar në lidhje me vendndodhjen e biznesit?
Të dhënat e detyrueshme që tatimpaguesi duhet të regjistrojëpërmes shërbimit elektronik të Administratës Tatimore janë:
Si duhet të veprojë subjekti i fiskalizimit në rast të mbylljespërkohësisht të vendndodhjes së biznesit për shkak të shfrytëzimit të pushimit vjetor, rinovimit ose ndonjë arsye tjetër?
Subjekti i fiskalizimit njofton Administratën Tatimore për këto ndryshime nëpërmjet shërbimit elektronik të Administratës Tatimore.
Si duhet të regjistrohet një veprimtari e cila kryhet çdo ditë në vende të ndryshme për shkak të veçorisë së saj?
Veprimtaria e kryer pa një adresë fikse regjistrohet si një vendndodhje e biznesit e lëvizshme për veprimtaritë që kryhen në terren (hidraulik, pastrues oxhaku, shitje derë më derë dhe veprimtari shërbimi të ngjashme).
Si duhet të veprohet në rast se subjekti i fiskalizimit kryhen herë pas here veprimtarinë jashtë selisë së tij?
Nëse subjekti i fiskalizimit ushtron veprimtarinë e tij kryesisht në selinë e tij dhe herë pas here në një vendndodhje tjetër, atëherë të dy mjediset konsiderohen vendndodhje të biznesit,edhe nëse mjedisi tjetër përdoret vetëm herë pas here për furnizimin me mallra ose shërbime.
Si duhet të lëshohet fatura dhe zbatohet procedura e fiskalizimit nëse ka ndërprerje të përkohshme të energjisë ose defekt të pajisjes elektronike të faturimit?
Nëse nuk është e mundur të përdoret një pajisje elektronike faturimi, tatimpaguesi është i detyruar, që gjatë asaj kohe, të lëshojë dëftesat e vërtetuara më përpara nga Administrata Tatimore.