Nga Ervis Iljazaj
Për të gjitha ata që, shpeshherë kanë kritikuar ndërhyrjet e ndërkombëtarëve në politikën e brendshme të Shqipërisë, dhe sidomos atë të Ambasadorit Amerikan, ja ku i kanë faktet se, në mungesë të tij, politika shqiptare është totalisht e çorientuar.
Ka shumë nga ata zëra publikë, të cilët në opinionit e tyre për gjatë gjithë këtyre viteve, janë të deklaruar “sovranistë”, madje me kritika të ashpra kundër ndërkombëtarëve për shkak të ndërhyrjes së tyre në politikën e brendshme shqiptare.
Kriza e thellë institucionale midis Presidencës dhe Kryeministrisë është fatkeqësisht shenjë e qartë se, politika shqiptare është e aftë të krijojë kriza politike konstante. Kriza të cilat, në shumicën e rasteve janë zgjidhur nga ndërhyrjet e ndërkombëtarëve dhe sidomos të Ambasadorëve Amerikanë.
Në mungesë të tij, frika ekziston se, kjo krizë do të vazhdojë ende edhe për shumë kohë. Sepse, politika shqiptare nuk na ka “zhgënjyer” asnjëherë kur bëhet fjalë për komunikimeve normale midis pushteteve dhe institucioneve.
Edhe në rastin në fjalë për dekretimin e një ministri, i cili duhet të ishte një marrëveshje normale dhe një procedure pothuajse rutinë midis Presidencës dhe Kryeministrisë, ajo u kthye në një ngërç të rrezikshëm kushtetues.
Në këto kushte, prezenca e Ambasadorit Amerikan, dhe mesazhet politike të tij, do të shërbenin si një udhërrëfyes për të dalë nga kjo gjendje. Në fakt, gjithmonë kanë shërbyer, askush nuk mund ta mohojë këtë.
Sigurisht që, ndërkombëtarët në Shqipëri kanë mëkatet e tyre, por është e lehtë të imagjinosh se çfarë do të ndodhtë në Shqipëri nëse prezenca e tyre do të mungonte. Faktet e këtyre ditëve e tregojnë qartësisht këtë gjë.
Vendi nuk po kalon thjesht një krizë institucionale midis Presidencës dhe Kryeministrisë, por ka shumë çështje të tjera ende pezull të cila nuk po marrin zgjidhje. Ç’po ndodh për shembull me Reformën në Drejtësi?! Përse ende nuk po formohen organet e reja të drejtësisë?!
Është e lehtë të imagjinosh që pa shtysën e ndërkombëtarëve, këto organe nuk kanë për t’u ndërtuar asnjëherë. Aq më tepër pa shtysën e Ambasadorit Amerikan që mungon në këto momente.
Arsyeja është shumë e thjeshtë. Politika shqiptare krijon në mënyrë konstante kriza politike, të cilat nuk lejojnë asnjë reformë të rëndësishme të shkojë deri në fund.
Si pasojë e konfliktualitetit politik, kalon në krizë i gjithë sistemi, ashtu sikurse ka kaluar në këtë moment.
Kështu që, për të gjetur një rrugëdalje nga ky ngërç, nuk pritet asgjë tjetër përveçse mbërritjes në Tiranë të Ambasadorit të ri Amerikan.
Linja politike e SHBA-së në Shqipëri që pasqyrohet nëpërmjet ambasadorit të saj këtu, është domethënëse edhe për zhvillimet politike të brendshme. Në këtë moment që po flasim, është një linjë që është në stand by deri në mbërritje të ambasadorit të ri.
Askush nuk mund të mohojë se, qëndrimet e Ambasadorit Amerikan në Shqipëri, përbëjnë si të thuash, vendime të arbitrit, që në një fare mënyre gjykon mbarëvajtjen e politikës këtu te ne.
Dhe, kur mungon arbitri, loja nuk zhvillohet. Duam apo s’duam ne, ndërkombëtaret, kanë ende një ndikim të madh për ngjarjet politike të brendshme. Që nga rënia e komunizmit e deri më sot, për shkak të proceseve euroatlantike të Shqipërisë, por edhe për shkak se politika shqiptare nuk ngjall besueshmëri tek opinioni publik, ndërkombëtarët janë kthyer në sytë e shqiptarëve aktorët më të besueshëm. Për këtë arsye vendimet e tyre kanë një influencë në politikën e brendshme.
Për këtë arsye, reformat e mëdha, dhe çështjet që presin përgjigje nga politika në këto momente, më sa duket, do t’i vënë në lëvizje përsëri shtysa amerikane, e cila në këtë momente është pezull. Deri atëherë, asgjë e rëndësishme nuk do të ndodhë.
Z. Iliazaj i lexoj me endje shkrimet tuaja, i vleresoj e me pelqejne por ky i sotmi per opinionin tim eshte shkrimi yt me i dobet! Ja pse:
Se pari ti i quan “sovraniste” ne thonjza kur ato jane vertet te tille, pra sovraniste (pa thonjza). Nje nga ata jam une qe dua zgjidhje te problemeve brenda ligjeve e normave te kushtetutes shqiptare e jo te diktuara nga ca medioker qe vijne sikur kane zbritur nga Cosmos e jane dishepuj te demokracise planetare!
Se dyti ju thoni se mungesa e Ambasadorit amerikan ka sjelle c’orientim te politikes shqiptare (!)
More zoteri, kur Shqiperia ishte nje parcele eksperimentale e Donald Lu e Romana Vlautin, vendi shenoi rekordin e eksportit te droges ne Europe! Dy ministra te brendeshem njeri pas tjetrit ishin te lidhur direkt a familjarisht me kete trafik droge! Dhe cifti Lu-Vlautin si pedagoge absolute te gjithckaje, flisnin per gjithcka nga cantat e oret e dores se gjygjtareve, te Shullazi and Co, por nuk hapnin goje per Shqiperine rekord europian eksporti droge nga deti, toka e ajri (avionet ne Divjake, qe Rama i shiste per sperkatje mushkonjash)!
Ku ishin Lu-Vlautin ne kete lulzim te trafikut droges? Ne mes te Tiranes duke dhene leksione demokracie!
C’fare kemi degjuar nga ec e jaket e zyrtareve te Brukselit keto vite? Ja, “kujdes me reformat” , “luftoni kunder korrupsionit”, “duhet bashkepunim pozite-opozite”, “zgjedhjet ishin nje hap para, por kishin parregullsi(!)”, jane keto lajmotivet e te ardhurve ne Rinas si pjese e atyre “Nderkombetareve” qe na mbikqyrin e qe nen mbikqyrjen e tyre Shqiperia eshte sot vendi me i varfer, me i korruptuar, vendi nga ku 79% e rinise do te largohet, vendi kampion i eksportit te droges ne Europe!
Pra si perfundim paternalizmi nderkombetar i plote ka pergjegjesine e plote te gjendjes sotme ne Shqiperi. Kete nuk ka fakte ta hedhin ploshte. Askund ne Europe, as ne Afrike madje nuk eshte sot nen guvernimin nderkombetar sa Shqiperia, askund nuk eshte Ambasadori amerikan njekohesisht dhe Guvernator. Ja pra pse ato “sovranistet” qe ti z. Iliazaj i shpreh me thonjza, kane te drejte te jene realisht sovraniste, ashtu sic jane ne fakt!
Vetëm i gjati, është sovran. Populli jo. Ai mund të bëjë çfarë të dojë me Shqipërinë, me ligjet, me ministrat, me Preidentin, me drogën dhe të droguarit, me bandat që i quan rrugeçër e çfarëdo lloj maskaralleku që i pjell mendja. Ministri pushohet kur duket se po punon. Ky është edhe opinioni i nderkombëtarëve. Skandalet nuk kanë të sosur. Gjithëçka bëhet në shkelje të kushtetutës dhe ligjeve. Ti , i thotë Rama nuk ma aprovon për ministër, unë vë zv- ministër dhe i jap kompetenca të plota për ministër. Xhafa deshi të luftonte bandat, unë i them stop. Muhabetin e shes sikur Xhafa po ecte ngadalë e Lleshi si ushtarak do të vrapojë mbrapsht. S’ ka transparencë. Na duhen bandat. Jemi para zgjedhjeve. Xhafa desh i sakatoi. Rama e ndaloi. Vetëm droga dhe bandat të mos na mungojnë. Kjo është çeshtja.