Aktualitet

Për të katërtën ditë, ulet numri i viktimave në SHBA nga koronavirusi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:00 - 26/05/20 |
mapo.al

Për të katërtën ditë radhazi ulet numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA. Në 24 orët e fundit në SHBA kanë ndërruar jetë nga koronavrusi 532 persona, 106 më pak se një ditë me parë sipas të dhënave të John Hopkins University.


Ndërsa ditën e diel të vdekurit në SHBA ishin 1.127 persona. Në total numri i të infektuarve në SHBA që prej nisjes së pandemisë është 1 662 768 persona, nga të cilët kanë ndërruar jetë 98 223.


Ndërsa në botë deri më sot janë regjistruar 5,497,538 të infektuar, nga të cilët kanë ndërruar jetë 346,269 persona.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve.


Brazili për sa i përket numrit të të infektuarve ka vendin e dytë me 376 669 raste dhe 23 522 të vdekur. Rusia renditet e treta me 353 427 raste, por me një numër të ulët të vdekjeve. Rusia raporton 3 633 të vdekur nga COVID-19.

Spanja renditet e katërta ku në total ka 282 480 raste dhe 26 837 të vdekur.

Më pas vjen Mbretëria e Bashkuar e cila raporton për 261 184 raste dhe 36 914 të vdekur.

Në vendin e gjashtë renditet Italia me 230 158 raste dhe 32 877 të vdekur.

Franca renditet pas Italisë me 182 842 raste dhe 28 432 të vdekur nga koronavirusi.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas