Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi , një ndër çiftet më të dashura për publikun, duket se kanë bërë një pakt përsa i takon rritjes së dy fëmijëve të tyre, Joelit dhe Sias. E ftuar këtë të diel në programin “E Diell”, Amarda ka treguar se asnjëherë nuk debaton me Ermalin në sy të fëmijëve.
“Çdo çift ka bashkëbisedimet e veta, ndoshta me pak tension, por përpara fëmijëve këtë e kemi ligj; kur ndonjërin e merr vrulli dhe fillon dhe flet pak me tonalitet ndryshe, ia bëjmë me shenjë njëri-tjetrit që janë fëmijët prezent”-ka treguar Amarda.
Lexo edhe:
“Po këta çne bashkë?”/ Amarda flet për marrëdhënien me Ermalin