ShowBiz

Për të parën herë, Pamela Anderson shfaqet në Vogue (Foto)






               Publikuar në : 13:12 - 16/05/19 |
mapo.al

Pamela Anderson ka pozuar për të parën herë për revistën prestigjioze “Vogue” të Çekosllovakisë. 51-vjeçarja, ndonëse është konsideruar nga hera një ikonë seksi, është pikasur kryesisht vetëm në revistën “Playboy”.


Anderson është fotografuar nga Dan Beleiu në bregdetin e Cassis në Francë. Seti i saj fotografik është frymëzuar nga prodhimi kinematografik i viteve ’60 “Kush do ta vrasë Jessie-n?”

Pamela shfaqet në kopertinën e revistës në një pishinë, me kokë të kthyer nga aparati fotografik dhe, ndryshe nga roli i saj identifikues në “Baywatch”, nuk mban trupore të kuqe.

Gjatë intervistës për “Vogue”, 51-vjeçarja ka folur për seksualitetin.“Çdo vajzë do të ndihet seksi. Unë e konsideroj veten një feministe socialiste. I dashuroj burrat. Është autoriteti që nuk më pëlqen”-është shprehur ajo.


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas