Humor

Për të qeshur apo jo? Për këtë lajm po flet bota (video)






               Publikuar në : 21:21 - 26/03/19 |
mapo.al

Për këtë lajm po flitet në rrjetet sociale në mbarë botën. Së fundmi është publikuar edhe video nga momenti që ka bërë shumë njerëz të qeshin, të habiten, por edhe të shqetësohen.


Për çfarë bëhet fjalë?

Një avion i kompanisë British Airways u ngrit nga Londra për të fluturuar në lindje drejt Dyseldorfit të Gjermanisë. Por avioni me pasagjerë përfundoi në Edinburg të Skocisë, krejt në kahun e kundërt.

Në videon e publikuar nga Daily Mail shihet stjuardi teksa u thotë pasagjerëve: “Oh m… Askush nuk është për në Edinburg? Askush? Ok, ju lutem mos bëni foto ose video”.

Më pas ai thotë: “Ju kërkojmë falje, nuk e dimë se ku është problemi, por tashmë kjo ka ndodhur dhe ne do bëjmë më të mirën që t’u dërgojmë në Dyseldorf”.

Pasagjerët nuk e kishin kuptuar se çfarë ndodhi deri në momentin kur avioni u ul dhe u bë lajmërimi: Mirësevini në Edinburg!

Kompania tha se i dërgoi pasagjerët në Dyseldorf pas këtij incidenti, duke shpjeguar se ka nisur një hetim për rastin në fjalë.

Ndërkohë kompania e fluturimeve të lira, Ryanair, është tallur me British Airways në Twitter, duke postuar një foto ku thuhet: Dhuratë për British Airways një kopje e librit ‘Gjeografia për budallenjtë’.

Por shakaja nuk është pritur mirë, pasi shumë komentues thanë se Ryanair duhet të lexojë librin “Shërbimi i klientëve për budallenjtë”. Kjo pasi Ryanair është shpallur kompania më pak e pëlqyer për fluturimet me distanca të shkurtra.


Etiketa: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas