Nëse acaroheni me partnerin kur ai fle në divan teksa jeni duke parë një film bashkë, atëherë shikoni çfarë bën Big Basta, kur shkon në kinema me Vesën dhe djalin e tyre Liam dhe nuk do mërziteni më.
Mesa duket familja e ka parashikuar fundjavën për ta shijuar në praninë e njëri-tjetrit duke parë një film, por Vesa ka zbuluar se bashkëshorti i saj ka fjetur gjumë.
“Mezi e pritëm fundjavën për të shkuar në kinema… të flemë”, ka shkruar këngëtarja krahas videos ku duket qartë që vetëm Liam dhe ajo po e shijon atë që po shfaqet. Vesa e ka marrë me shumë sportivitet këtë situatë dhe nuk ka nguruar ta shpërndajë tek fansat.
Ndodh edhe kështu, ndaj mos u qani me dremitjet e partnerit në divan apo krevat. Ah dhe mos harroni, merreni me të qeshur që të shmangni ndonjë sherr.
View this post on Instagram