Aktualitet

Përballja me COVID-19/ Basha: Qeveria të dërgojë mjekë në Luginën e Preshevës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:57 - 09/04/20 |
mapo.al

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes rrjeteve sociale ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen shëndetësore në Luginën e Preshevës, që po përballon pasojat e koronavirusit.


Lideri opozitar i bën thirrje qeverisë shqiptare të angazhohet në asistencë shëndetësore, duke dërguar aty personale shëndetësor.


“Lugina e Preshevës po përballet me pasojat e COVID-19. Për situatën e veçantë ku ndodhen, i bëj thirrje qeverisë të ofrojë asistencë shëndetësore përmes personelit mjekësor. Ndihma për vëllezërit dhe motrat tona atje, është detyrim kombëtar dhe kushtetues”, thekson kryedemokrati.


“Ndihma për vëllezërit dhe motrat tona atje, është detyrim kombëtar dhe kushtetues”, thotë Basha në Twitter.


Shqipëria i erdhi në ndihmë Italisë një javë më parë me 30 mjekë dhe infermierë të cilët kanë nisur punë tashmë në spitalet pranë vatrave të epidemisë së koronavirusit.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas