Aktualitet

Përballja me Ramën në Opinion – Basha: Shfaqje e çmendur!








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:31 - 16/10/20 |
mapo.al

Kreu i Partisë Demokratike e cilësoi daljen e kryeministrit Edi Rama në emisionin “Opinion” si një shfaqje të çmendur.


Basha tha se Rama kërceu pupthi në studio televizive, për t’iu shmangur pyetjeve rreth trajtimit që po i bën pandemisë Covid-19, si dhe aferave korruptive që fshihen pas ndërtimit të  inceneratorëve të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës.


“2 orë e gjysmë dje në një shfaqje të çmendur, kërcimi pupthi në studio u bë vetëm për të shmangur pyetjet dhe përgjigjet”, u shpreh kreu i opozitës.



Paratë e shqiptarëve nga taksat e rritura, sipas Bashës, po shkojnë vetëm për aferën e inceneratorëve.


Kryedemokrati ishte i pranishëm dje në emisionin “Opinion” përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë telefonike.


Pyetjet e tij, rreth pronarëve të incenaratorëve, mosfunksionimit të tyre, si dhe mënjanimit nga Banka Botërore, nuk morën përgjigje nga kryeministri Rama.

Lexo edhe :  Rama publikon fotot: Spitali COVID4 është gati, në këtë luftë s'do lëmë asgjë mangët

LEXO EDHE:

Basha përballet me Ramën në Opinion, pyetjet që nuk morën përgjigje

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas