Aktualitet

Përballja në futboll- Marca: Komentatorëve spanjolle iu ndalohet emri Kosovë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:41 - 31/03/21 |
mapo.al

Ndeshja Spanjë-Kosovë do të jetë një sfidë më vete për komentatorët e ndeshjes, gazetarët dhe televizionin që do e transmetojë.





Prestigjiozja Marca shkruan se komentatorëve të futbollit në Spanjë iu është ndaluar që rivalit t’i referohen me emrin Kosova.


Spanja nuk njeh pavarësinë e Kosovës, dhe çështjet diplomatike duket se kanë ndërhyrë fuqimisht edhe në sport pavarësisht se sfida do të luhet.





Po ashtu televizioni publik që do e transmetojë sfidën, do të bëjë disa modifikime në mënyrë që të mos shfaqet në asnjë moment flamuri i Kosovës apo të dëgjohet himni i saj.



Federata spanjolle e futbollit gjithsesi e ka njohur Kosovën si rival dhe flamuri i saj nga dje valëvitet mbi stadiumin olimpik të Sevijës.


1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas