Aktualitet

Përballja presidenciale me Biden, VIP-at kundër Trump: Bullues që bën lojëra fjalësh!








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:21 - 30/09/20 |
mapo.al

Teksa presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe ai potencial, Joe Biden po debatonin mbrëmë në Cleveland për tema që variojnë nga sistemi i drejtësisë e deri te kujdesi shëndetësor, shumë personazhe publikë u përfshinë me komentet e tyre.


Rrjeti social “Twitter”, u shndërrua në një tavolinë virtuale, ku gjithsecili shprehu mendimin kundrejt Trump-it dhe Biden-it.


Rumer Willis vuri në pikëpyetje statistikat që citoi Trump, duke thënë: Mendoj se Trump po bën lojëra fjalësh në këtë debat. Ndërsa modelja e njohur Bella Hadid e kritikoi presidentin aktual për rregullat bazë të mirësjelljes duke vendosur një kloun mbi videon e debatit.


Aktorja Rosie Perez shkroi: Shpresoj që fëmijët që po e ndjekin ta kuptojnë se kjo nuk është normale. Një president nuk duhet të jetë një bullues i pasigurt që thjesht nuk mund të kontrollojë veten. Një president duhet të jetë një person i pjekur që di të jetë në krye pa xheste fëminore.


Kolegia e saj, Alyssa Milano e cilësoi Trump-in një gënjeshtar që njihet nga të gjithë. “Ne sapo pamë presidentin e SHBA-ve të pafuqishëm për t’i bërë ballë fuqisë së bardhë” , kështu reagoi këngëtarja Christina Perri.



Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas