Përballja Rama-Meta, nis seanca e parë në Gjykatën Kushtetuese

Sot po zhvillohet përballja e parë e presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama në Gjykatën Kushtetuese. Objekti i kësaj seance plenare është zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit.

Rama kërkon interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave. Kjo padi është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj.



Përfaqësuesja e Këshillit të ministrave Elira Kokona është shprehur se “Presidentit refuzoi dekretimin jashtë çdo lloj kompetence, jashtë çdo kompetence që i jep Kushtetuta dhe cënoi rëndë parimet e parlamentarizmit”, ndaj dhe kërkesa ka si qëllim rregullimin e mosmarrëveshjes së krijuar në rastin konkret.

Pjesë nga debati në seancë:

RELATORJA e gjykatës kushtetuese: Ilir Meta e refuzoi dekretimin e Gent Cakaj, si ministër i Jashtëm, duke arsyetuar se ka mungese përvoje. Pas kësaj, Rama ka kërkuar të dekretohet vetë si MJ. 18.01.2019 është dekretuar nga Meta si Ministër i Jashtëm.

Presidenti ka penguar kryeministrin në ushtrimin e detyrave të tij.

Presidenti ka ndërhyrë në kompetencat e kryeministrit dhe të Kuvendit.

ELIRA KOKONA – Pëfaqësuese e qeverisë: përfaqësuese e palës kërkuese, pra Këshillit të Ministrave

KOKONA: Presidentit refuzoi dekretimin jashtë çdo lloj kompetence, jashtë çdo kompetence që i jep Kushtetuta dhe cënoi rëndë parimet e parlamentarizmit

Kërkesa ka si qëllim rregullimin e mosmarrëveshjes së krijuar në rastin konkret.
Ekziston një konflikt midis këtyre pushteteve. I shkaktuar me sjellje të qarta të të dyja palëve. Ku presidenti refuzon, kryen verifikime, të cilat nuk janë në kompetencë të tij.

Çështja është aktuale dhe si e tillë duhet shqyrtuar. Mendoj se jemi në kushtet e një mosmarrëveshje aktuale. Kryeministri nuk pranoi refuzimin, por propozoi veten, për të zgjidhur situatën e krijuar, pasi presidenti nuk la asnjë hapësirë tjetër.

Kryerja e verifikimeve për një afat 10 ditor dhe dhënia e një mendimi për kandidatin, janë atribute që i përkasin Kuvendit, por Presidenti i mori këto atribute duke penguar Kuvendin. Presidenti tagër kushtetues për të bërë vlerësim të emrit që propozohet për Ministër, por as tagër për të refuzuar dekretimin.

Pyetje; Sipas jush konsultat mes Presidentit dhe kryeministrit duhen zhvilluar para propozimit për kandidatin apo gjatë 7 ditëve që është afati kushtetues ditëve pasi është bërë propozimit?

Ne jemi të mendimit që Kushtetuta është shumë e qartë si në vendosjen e kompetencës ashtu edhe në vendosjen e kohës në të cilën kryhet kjo kompetencë , për këtë arsye çdo lloj vlerësimi, mendimi , komunikimi apo reflektimi i personit i cili e ka këtë atribut kushtetues në asnjë mënyrë nuk mund të justifikojë tejkalimin e afatit kushtetues të përcaktuar

Pra kur mund të kryhet sipas jush në kuptim të nenit 98? Gjatë atyre 7 ditëve apo para 7 ditëve? Pra konsulta kryhet mbi emrin konkret të propozuar në vlerësimin tuaj, apo bëhet një konsultë paraprake para se të propozohet emri , si e kuptoni nene 98?

Neni 98 i Kushtetutës së Shqipërisë qartësisht nuk nënkupton asnjë hap konsultimi paraprak gjatë post, pre propozimit. Krijohen praktika të konsoliduara për veprime të caktuar mes institucioneve. Kjo nuk mund që të kthehet në një parametër kushtetues.

Duhet ta kishte Cakaj apo jo certifikatën e sigurisë si zv/ministër?
Në fakt zonja gjyqtare për tju përgjigjur kësaj pyetje unë po mundohem t’i drejtohem dijenisë time mbi legjislacionin përkatës. Nuk ka qenë në asnjë moment objekt analize dhe shqyrtimi i nenit 98, fakti nëse zoti Cakaj ka qenë ose nuk qenë dhe si është bërë procedura e certifikimit të tij.

Theksoj faktin se jo çdo zv/ministër i jashtëm është i përcaktuar për të pasur…
Këtë e kam të qartë, po flas për detyrën që mbante zoti Cakaj si zv ministër, pra nëse ajo ministri ka 2, 3 apo 4 zv ministra, pikërisht detyrën zotitakaj, sektorin që ai mbulonte në këtë ministri.

Zoti Cakaj në kryeministri ka qenë këshilltari i kryeministrit. Jo çdo këshilltar i kryeministrit është i ekspozuar ndaj informacionit sekret apo ndaj atij konfidencial. Insistoj të them, jo çdo zv/ministër i Jashtëm është i ekspozuar ndaj infos së klasifikuar apo sekret, se nëse Cakaj gjatë ushtrimit të detyrave të tij, të atribuara nga ministri i kohës ka pasur në një nga detyrat e tij edhe nevojën për t’u pajisur me certifikatë, kjo ka qenë atribut vlerësues i Ministrisë së Jashtme, për të cilën nuk jam në gjendje t’u jap përgjigje në rastin konkret, por apriori dhe kuadër të çështjes që jemi, nuk ka dispozita të përcaktuara që presidenti duhet të verifikojë që DSIK apo ministrat përkatës kur kanë pajisur vartësit e tyre me certifikata sigurie kanë bërë këtë konform ose jo konform ligjit, ky nuk është vendi dhe as atributi i Presidentit për ta bërë një vlerësim të tillë.

Unë në këtë moment nuk praktikën e zotit Cakaj të pajisjes në atë kohë me certifikatë sigurie sepse është një praktikë që i përket Ministrisë së Jashtme dhe jo kryeministrit.

Ne jemi të mendimit që ashtu siç është shkruar Kushtetuta nuk i jep asnjë mundësi presidentit të ketë opinioni e tij individual në vlerësimin dhe propozimin e kryeministrit.

Pyetje: Nga pretendimet e subjektit të interesuar del që certifikatat e sigurisë është lëshuar nga DSIK brenda një ditë, tani dua të di a ka praktikë që si lëshohet kjo gjë në raste analoge, bëhet një proces verifikimi apo brenda një ditë?
Kjo gjë ka legjislacionin e vetë specifik që ne nuk e kemi konsultuar në kuadër të kësaj dosje se jemi marrë vetëm me propozimin e kryeministrit dhe veprimet e Presidentit.

Gjyqtarja kushtetuese Marsida Xhaferllari pyet palën paditëse që përfaqësohet nga Kokona: Si mund te zgjidhet ky konflikt ku palet jane?
Kokona: Ne rastin konkret zgjidhja ka te beje me sqarimin qe konflikte tilla te mos kryhen ne te ardhmen. Kerkesa jone nuk i perket faktit konkret, por ne teresi. Nuk eshte ceshtje emrash kokrete, as e ministrit konkret, por per te rregulluar praktiken konkrete.

Gjykata Kushtetuese: Deri në çfarë mase propozimi është detyrues për presidentin?
Kokona
: Kushtetuta percakton qarte se menyra si ka caktuar qarte kompetencat, ne rastin konkret neni 98 nuk i japin asnje atribut ndryshe Presidentit veçse të dekretoje propozimin e ardhur nga Kryeministri. Neni nuk i le hapesire presidentit.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252