fbpx

Aktualitet

Përballje dramatike në Ballsh, 5 gola, 3 penallti (Video)





               Publikuar në : 16:28 - 09/11/19 |
mapo.al

Një ndeshje e çmendur në Ballsh, një 90 minutësh i nxehtë dhe plot emocione ai i zhvilluar në “Adush Muça” ku Bylisi i vendit të dytë priste Skënderbeun.


Emocione të jashtëzakonshme me përmbysje dhe ripërmbysje. Plot 5 gola, 3 penallti të akorduara dhe një supergol i mbrojtësit Goxhaj me roveshatë!



Momenti kyç i pjesës së parë u regjistrua në minutën e 21-të, kur gjyqtari akordon penallti për vendësit. Nga pika e bardhë do të gjuajë Isli Hidi, por kësaj radhe portieri gabon duke e nxjerrë topin jashtë.


Kur dukej se ekipet do shkonin në dhomat e zhveshjes me porta të paprekura, një tjetër penallti akordohet nga Bastari, për Skënderbeun. Nga pika e bardhë Krasniqi nuk gabon, duke i dhënë skuadrës epërsinë në minutën e dytë shtesë.

 

45 minutat e dyta do të jenë spektakolare.

Pas shumë momenteve për shënim në të dyja portat, Bylisi do të barazojë në të 74-ën me Murataj dhe 5 minuta më pas kalon në avantazh me supergolin e Goxhajt, një roveshatë.

Dukej se Bylisi po shkonte drejt fitores së gjashtë, por Skënderbeu bëri një reagim të jashtëzakonshëm.

Minuta e 85-të dhe gjyqtari akodon përsëri një penallti. Bylisi hidhet i gjithi në sulm duke lënë hapësira pas, të cilat shfytëzohen nga Gripshi, që me një kundërsulm shënon golin e tretë dhe të fitores për Skënderbeun, i cili ngjitet në kuotën e 17 pikëve, 2 më pak se Bylisi i vendit të dytë.

 

 


Etiketa: ,

Pas