Champions League premton në orën 21.00 ndeshjet tejet interesante.
Trajnerët kanë vendosur për titullarët, teksa sonte luhen takimet e dyta të grupeve. Spikat PSG-Manchester City, me të dyja ekipet që do kërkojnë të arrijnë një rezultat të rëndësishëm.
Real Madrid e ka të lehtë në letër ndaj Sheriff Tiraspol, gjithsesi futbolli ka treguar se ka surpriza. Milan-Atletico Madrid është për panoramë, ndërsa Liverpool do 3 pikë në Portugali ndaj Porto.


