Aktualitet

Përbërësi i rrezikshëm te disa antibakterialë shkakton dëme në shëndet, madje edhe vdekje





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:35 - 14/07/20 |
mapo.al

Një raportim i ri nga Food and Drug Administration (FDA) përfshin një paralajmërim kundër 5 higjienizuesish duarsh, që kanë shkaktuar probleme me shëndetin, madje edhe vdekje në disa njerëz.


Këta antibakterialë, që janë bërë nga Eskbiochem SA de CV në Celaya, Meksikë, përmbajnë sasi të rrezikshme methanoli, i cili nuk përmendej fare në listën e përbërësve.


Methanoli mund të jetë helmues nëse gëlltitet, nuhatet apo edhe nëse përthithet nga lëkura.


Njëri prej të antibakterialëve të bllokuar nga FDA, përmbante rreth 81% methanol, i cili mund të jetë fatal për fëmijët, si dhe për të rriturit, duke shkaktuar verbim ose dëmtim të organeve.


Madje, FDA ka bërë të ditur se ka raste specifike, si të të rriturve ashtu edhe të fëmijëve të hospitalizuar, verbuar apo vdekur si pasojë e ekspozimit ndaj methanolit që përmbanin higjienizuesit e duarve.

Simptomat e ekspozimit ndaj methanolit janë përzierje, shikim i paqartë, dhimbje të fota koke, humbje e shikimit, koma etj.



CLOSE
CLOSE
Pas