Një pjesë e mirë e mirë e studentëve në Universitetin “Fan Noli” në Korçë u janë rikthyer auditoreve.
Mëngjesin e kësaj të marte, pavarësisht thirrjeve të Këshillit Studentor, shumë studentë janë para të futen brenda në ambientet e universitetit për të zhvilluar orët e mësimit.
Kamerat nuk janë lejuar të futen brenda godinës me urdhër të rektorit Ali Jashari, por nga jashtë është vënë re një numër jo i vogël studentësh që futeshin brenda.
Ndërkohe shumë pak të rinj të tjerë kishin zgjedhur të qëndronin jashtë ambienteve për të protestuar, shumica e të cilëve organizatorë të protestës që nga fillimi dhe anëtarë të Këshillit Studentor.
Disa prej tyre janë parë të ngjisin edhe pankarta në ambientet e godinës universitare kundër zhvillimit të procesit mësimor.
Jashtë kamerës së Vizion Plus, një nga anëtarët e Këshillit Studentor tha se futja në mësim e një pjesë e studenteve është zgjidhje e tyre dhe nuk do të ndikojë në vazhdimin e protestes dhe bojkotit të auditoreve deri në realizimin e kërkesave nga qeveria.