Aktualitet

Përçahet PS-ja e Shkodrës: Rama s’na pyeti për Valdrin Pjetrin






               Publikuar në : 13:39 - 17/08/19 |
mapo.al

Situata e socialistëve në Shkodër nuk është aspak e mirë, për shkak të situatave të fundit me Valdrin Pjetrin, vendi i të cilit në krye të Bashkisë së Shkodrës ka mbetur vakant. Ajo që e bën dhe më të vështirë situatën është se baza e socialistëve nuk është e kënaqur me Pjetrin dhe me Ramën, pasi shprehen se kryeministri nuk i ka pyetur aspak për këtë kandidaturë.


Burime nga brenda mbledhjes së PS-së që është zhvilluar në Shkodër bëjnë me dije se baza është shprehur se propozimet e tyre nuk janë marrë asnjëherë në konsideratë.

Në një situatë kur tashmë “bomba” i ka plasur në dorë është e paevitueshme kostoja tek anëtarët e kryesisë e deri tek çdo socialist i thjeshtë në Bashkine Shkodër. Në mbledhje është artikuluar ideja për ti derguar një memo vetë kryeministrit Rama, në të cilin sqarohet pozicioni i Partisë Socialisite Dega Shkodër dhe në brendësi të tij do shprehen dhe pakënaqësitë.

Po ashtu është kërkuar një sqarim nga anëtaret e PS, Kryetarit të partise socialsite Shkodër Edmond Emini se përse nuk ka mbajtur selia rozë një qendrim serioz përmes një deklarate për media pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit nga marrja e detyrës si kryebashkiak, por ka qenë një ze i heshtur.

Por socialistët kanë shkuar edhe më tej, ku janë shprehur se kryebashkiaku tashmë i dorëhequr duhej të ishte prezent në këtë mbledhje dhë ti kërkonte falje socialistëve për të gjithë këtë situatë të krijuar diskutim i cili nuk është pritur mirë edhe nga një pjesë e “mbështetësve” të Pjetrit gjatë fushatës elektorale.

Në mbledhje mungonin dhe deputetët e tjerë të qarkut, dhe kjo eshte konsideruar nga anëtarët e PS indiferencë dhe mungese serioziteti duke marrë në konsideratë situatën e paprecedentë politike në të cilën ndodhet Shkodra.

Pjesa tjetër e mbledhjes është fokusuar në ndjekjen e proceduarave për konstituimin e këshillit të ri Bashkiak të Shkodrës i cili është përcaktuar më datë 19 ora 11:00 në sallen e Univeristetit “Luigj Gurakuqi”./faxnews


Etiketa: , , , , ,

Pas