Tuesday, May 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

I jepet lamtumira e fundit Oficerit të Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha

by mapo.al
29/09/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore, Video
0

Mes dhimbjes dhe lotëve iu dha lamtumira e fundit oficerit të Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha, i cili u vra ditën e djeshme gjatë një kontrolli anti-kanabis në zonën Kune-Vain, në Lezhë, nga 21-vjeçari Aldi Rama. 

Trupi i efektivit Saimir Hoxha do të prehet të prehet në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”. Ai u shpall pas vdekjes “Dëshmorë i Kombit” nga presidenti Ilir Meta.



Të pranishëm në ceremoninë e lamtumirës ishin familjarë, miq, të afërm, kolegë dhe zyrtarë të lartë të shtetit.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka shprehur ngushëllimet për efektivin e policisë që humbi jetën ditën e djeshme në Lezhë.

Nga ceremonia e lamtumirës, Çuçi është shprehur se familja dhe fëmijët e efektivit Samir Hoxha do të kenë gjithmonë mbështetjen e shtetit. Ministri garantoi përkushtimin e shtetit për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

“Kjo është një ditë tejet e trishtuar për të gjithë ne. Ju humbët djalin, babain dhe ne humbëm një punonjës fisnik në mbrojtje të rendit. Saimiri la kudo ku punoi përshtypjet më të mira. I qetë dhe i komunikueshëm me qytetarët dhe bashkëpunues me kolegët. Kjo humbje është një detyrim për të vlerësuar punën e tij dhe dëshmorëve të tjerë. Ju siguroj për përkushtimin tonë për të vazhduar luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Në këtë ditë dhimbjeje ju jemi afër dhe do t’ju jemi pranë edhe për shumë vite. Fëmijëve do t’ju mungojë shumë babai i tyre por kurrë mbështetja e shtetit”– tha ministri Çuçi.

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu se vrasja e nënkomisariat është një dhimbje e madhe jo vetëm për familjarët, por edhe për të gjithë policinë, por sipas tij, është edhe një burim force për të vijuar luftën ndaj krimit.

“Këtë pikëllim e kanë shprehur edhe në qindra mesazhe e komente nga dje e sot të dërguara në adresën e Policisë së Shtetit. Të nderuar familjarë të nënkomisar Saimir Hoxhës, ju nuk do të jeni vetëm asnjëherë, jeni pjesë e familjes së madhe, që është Policia e Shtetit, dhe do ju gjendemi përherë pranë.

Ky moment i ndarjes nga Saimiri është shumë i vështirë jo vetëm për familjen, por për gjithë policinë, por edhe burim force për të vijuar luftën kundër krimit. Përulemi para trupit të heroit, duke premtuar se nuk na step asnjë moment frike. Çdo vështirësi vetëm na qartëson rrugën, ku të ecim për një shoqëri më të sigurt e më të mirë. U prehsh në paqe miku ynë, të paharruara do të jenë përjetë kujtimi dhe vepra jote”, tha Ardi Veliu.

Tags: Aldi RamaSaimir HoxhaVideoVrasja e policit

JU SUGJEROJME

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

05/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
Next Post
Dorëzohet Beogradi, Serbia tërheq ushtrinë nga kufiri me Kosovën

Dorëzohet Beogradi, Serbia tërheq ushtrinë nga kufiri me Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In