Presidenti i televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu përcillet sot në banesën e fundit. Ceremonia mortore do të mbahet në orën 11:00 në Sharrë, nën zbatimin e masave anti-Covid.
Hysenbelliu u nda nga jeta dje në moshën 59-vjeçare pas betejës së mundimshme me Covid-19, në spitalin “Medical Park Florya”, Stamboll.
Ish-drejtues i grupit mediatik News24, BallkanWeb, Gazeta Shqiptare, Radio Rash dhe Gazeta Panorama, Kasem Hysenbelliu themeloi dhe administroi televizionin “Fax News” që nga tetori 2017.
Ai la pas vetes bashkëshorten dhe dy fëmijë. Ndarja e parakohshme dhe e papritur e Hysenbelliut ka sjellë reagime të shumë gazetarëve, personaliteteve, miqve e kolegëve.