Merr një kthesë të çuditshme hetimi në lidhje me një tentativë përdhunimi në zonën e Mirditës.
Një ditë më parë u raportua se policia ka arrestuar Manjola Gjonajn, pasi kishte qëlluar me thikë pesë herë një person që kishte tentuar ta përdhunonte në pyll.
Viktima është Severjan Tusha, 24 vjeç.
Fillimisht u raportua se Severjani kishte tentuar të përdhunonte 20-vjeçaren në pyllin e fshatit Kodër-Rrëshen.
Por tanimë Panorama raporton se Manjola Gjonaj e kishte lidhur Severjanin përpara se ta qëllonte.
Kjo ka shtuar dyshimet e policisë së çifti kishte një histori dashurie.
Madje tabulatet telefonike e vërtetojnë këtë.
Manjola ka udhëtuar drejt fshatit Kodër-Rrëshen për t’u takuar me 24-vjeçarin.
Policia mendon se vajza ka pranuar të kryejë marrëdhënie intime me djalin, por me një kusht: që ta lidhte si në filma.
Pasi e ka lidhur në një pemë, ajo e ka qëlluar me thikë.
Severjani është kundërpërgjigjur, duke e goditur me shqelma në fytyrë dhe kokë.
E reja është plagosur dhe gjendet në spitalin e Rrëshenit. Ajo nuk ka pranuar se mes tyre ka pasur një lidhje intime.
Ndërkohë Severjani ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje kritike.
Hetimet vazhdojnë.