Sport

Përdhunimi/ Avokatët e Mayorga “ngrijnë” Cristiano Ronaldon














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:54 - 05/06/19 |
ro ot

Avokatët e Kathryn Mayorga i janë përgjigjur zërave që flisnin se akuzat për përdhunim ndaj Cristiano Ronaldos ishin tërhequr.






“Kemi tërhequr denoncimin në nivel shteti (në Nevada) – shpjegoi Larissa Drohobyczer, avokatja përfaqësuese e vajzës – sepse kemi prezantuar një denoncim identik në gjykatën federale. 


Konkretisht, kemi ndryshuar juridiksion, por akuzat qëndrojnë”, shkruan “Repubblica.it”.







***




Një vit më parë

Cristiano Ronaldo ka denoncuar gazetën gjermane “Der Shpigel” mbi një reportazh një vit më parë, që akuzon futbollistin portugez për përdhunim, ngjarje të cilën pretendohet se ka ndodhur në vitin 2009.



Pas vitesh të tëra heshtje, Ketrin Majonga vendosi të kontaktojë gazetarët gjermanë për ti bërë të ditur detajet e natës së 12 Qershorit 2009 në një hotel të Las Vegasit, ku asokohe lojtari i Juventus ndodhej me pushime. Vajza amerikane e cila sot është 35 vjeç, shpjegoi se agresioni seksual ndaj saj kishte ndodhur në të njëjtën mbrëmje që ajo njohu Cristiano Ronaldon për herë të parë.

Lexo edhe :  Basha akuzon Ramën me emra për koncesionet: Nuk e pështyj bashkëpunimin me Berishën

Cristiano Ronaldo pagoi 375 mijë Dollarë për heshtjen e vajzës por tani Ketrin Majonga vendosi të zbulojë versionin e saj të ngjarjes. Përmes avokatit të saj, ajo depozitoi një padi në gjykatën e Nevadas për të zhvlerësuar transaksionin financiar, që kishte shërbyer për ti mbyllur gojën. Për këtë publikim të ngjarjes, Ronaldo vendosi të denoncojë gazetën “Der Shpigel”.

 

 

 

1


Etiketa: , , ,

Pas