Aktualitet

Përdhunimi që trazoi Indinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:18 - 30/09/20 |
mapo.al

Një rast përdhunimi është  shënuar së fundmi në Indi, ku një grup të rinjsh prej katër meshkujsh  kanë përdhunuar  një 19 vjecare, në Hathras ( India veriore).






Ajo mori dëmtime të rënda dhe pas dy javësh vdiq në një spital në Dehli.


Pas vdekjes, forcat policore dhe ato spitalore dogjën trupin e saj pa pëlqimin e familjes.





Aktivistët thonë se policia duhet të shpjegojë pse e mori  këtë vendimin çnjerëzor.



Agresorët janë arrestuar dhe hetimet kanë filluar menjëherë.


Gazetarja vendase Abhishek Mathur, e cila ishte dëshmitare e djegies së trupit, i tha BBC se policia i mbajti familjen dhe median e saj larg kullës së krematoriumit.

Trupi i saj u soll në vendlindje rreth mesnatës. Vëllai i viktimës tha se zyrtarët e policisë ushtruan presion mbi familjen për ta djegur trupin e vajzës  menjëherë.

“Kur ne refuzuam, ata morën trupin në një ambulancë dhe e dogjën atë,” tha ai.

Një zyrtar i lartë i administratës së rrethit, e mohoi këtë pretendim, duke thënë se pasi familjes i ishte mohuar kërkesa për të marrë trupin në shtëpi, trupi ishte djegur po me pëlqimin e këtyre të fundit.

“Forcat policore kishin  formuar një zinxhir për të ndaluar turmat protestuese, familjen dhe mediat të mos afroheshin në vendin e djegies,” shtoi ai.

Lexo edhe :  India tejkalon 20 mln raste me Covid-19, mungesë e theksuar oksigjeni

Vëllai i viktimës tha se disa oficerë policie ishin të ashpër me ta.

“Ata e morën trupin e motrës time  pa lejen tonë dhe e dogjën atë. Ne as nuk e pamë për herë të fundit,” tha ai.

Ai më tej shtoi se policia rrahu anëtarët e familjes kur ata protestuan për të parë trupin.

Zyrtarët e policisë nuk kanë bërë një deklaratë në lidhje me akuzat.

Vdekja e saj ka shkaktuar protesta në të gjithë vendin. Ata janë të zemëruar me mënyrën se si policia e trajtoi hetimin.

Vëllai i viktimës tha se asnjë arrestim nuk ishte bërë në 10 ditët e para pasi ndodhi ngjarja. “Ajo u la të vdiste. Ajo luftoi për jetën për 14 ditë,” tha ai.

Disa udhëheqës të opozitës e kanë quajtur incidentin fyes dhe të padrejtë.

Dalitët, një komunitet vendas, janë disa nga qytetarët më të nëpërkëmbur të Indisë. Pavarësisht ligjeve që i mbrojnë ata, diskriminimi mbetet një realitet i përditshëm për popullsinë Dalite, që mendohet të jetë rreth 200 milion.

Përdhunimi dhe dhuna seksuale kanë qenë në qendër të vëmendjes në Indi që nga sulmi i vitit 2012 në Delhi, i cili çoi në protesta të mëdha dhe ndryshime në ligjet e përdhunimit të vendit./BBC/

Përshtati Mapo.al

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas