Korfuzi është tronditur nga ngjarja më e fundit që ka ndodhur, të mërkurën. Një 32-vjeçar, që sipas mediave greke është shqiptar, ka përdhunuar në një dhomë hoteli një vajzë 14 –vjeçe britanike.
Për arrestimin e 32-vjeçarit u mobilizua Drejtoria e Sigurisë së Korfuzit dhe komandanti Kristos Syndervelis,duke identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin për përdhunimin e 14-vjeçares britanike.
14-vjeçarja ishte me pushime me familjen e saj në hotel në Dassia, në Korfuz kur ra pre e dhunës seksuale.