Policia greke ka vënë në pranga dy ditë më parë 35-vjeçarin bullgar i akuzuar se abuzoi seksualisht me një 50-vjeçare shqiptare në Athinë, e cila punonte si pastruese në një pallat.
Autori ka dalë ditën e sotme përpara Gjykatës ku është njohur me masën e sigurisë, ndërsa më pas është dërguar sërish në qeli.
Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, i akuzuari mohoi që ai të ketë rrëmbyer dhe përdhunuar gruan për orë të tëra.
Menjëherë pas marrjes në pyetje ku edhe është njohur me akuzat e ngritura nga Prokuroria, ai ka goditur kokën disa herë në mur, raporton Protothema. Oficerët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë.
Ndërkohë i pandehuri i dytë i akuzuar për nxitjen e 35-vjeçarit është lënë i lirë.