Aktualitet

Përdhunoi nxënësen, 12 vite burg për rojen e shkollës, pedofilin Abaz Doga














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:22 - 02/11/21 |
mapo.al

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 12 vite burg për pedofilin Abaz Doga, ish-roja i shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” në Babrru, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur 15-vjeçare.






Bashkë me të, i arrestuari K. P., është dënuar me 7 vite burg si edhe dy të miturit R. O., me 3 vite e 8 muaj burg e F. B., me 3 vite e 5 muaj.


Roja i shkollës e ka filmuar të gjithë marrëdhënien seksuale me të miturën, e më pas e ka shpërndarë videon në kafenenë e lagjes, tek tre të rinjtë K.P. 20 vjeç, R.O. 16 vjeç dhe F.B. 15 vjeç.







Doga shantazhonte të miturën se do t’i publikonte videot në rrjetet sociale dhe se do të zhgarraviste emrin e saj në muret e lagjes, nëse nuk pranonte të kryente në vijimësi marrëdhënie seksuale me ta.




Të rinjtë duke shantazhuar 15-vjeçaren, i kishin kërkuar po ashtu marrëdhënie seksuale dhe për disa ditë kishin abuzuar me të.



Për afro dy vite, që kur vajza ishte 13 vjeçe, me të është abuzuar seksualisht nga roja e më pas nga djemtë.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas