Kronika

Përdhunuan dhe vranë 21-vjeçaren greke, burg përjetë shqiptarit dhe shokut të tij





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:00 - 15/05/20 |
mapo.al

Gjykata greke ka dënuar me burgim të përjetshëm 21-vjeçarin shqiptar, Aleksandër Lucaj, dhe 23-vjeçarin grek, Manilos Bukuras, pasi akuzohen për përdhunimin dhe vrasjen makabre të studentes greke 21 vjeçe, Eleni Topaludhi.


Mediet greke raportojnë se Gjykata e Athinës nuk ka pranuar asnjë nga lehtësimet e kërkuara nga avokatët mbrojtës, duke dhënë dënimin maksimal për dy të rinjtë.


Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e 28 nëntorit 2018, ku 21-vjeçarja Topaludhi u përdhunua, u dhunua me armë të ftohtë dhe u hodh nga shkëmbinjtë në brigjet e zonës Fokia, të ishullit Rhodes.


Përveç këtij dënimi, 21-vjeçari shqiptar do të ulet sërish në gjykatë më 3 qershor, pasi akuzohet për përdhunimin e një 19-vjeçareje invalide, bashkë me një 21-vjeçar rom.


Përdhunimi i 19-vjeçares invalide, po në ishullin Rhodes, u krye vetëm 3 ditë pas vrasjes së Eleni Topaludhi, ndërsa akoma policia zhvillonte operacionin për identifikimin e trupit të pajetë që u gjet në brigjet e ishullit dhe vrasësve.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas