Kronika

Përdhunuesit e 15-vjeçares ulin kokën në Gjykatë, lihen në burg





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:45 - 02/06/20 |
mapo.al

Me kokën ulur dhe me maskë kundër Covid-19, 65-vjeçari Abaz Doku, i akuzuar për përdhunimin dhe shtantazhimin e 15-vjeçares, u paraqit sot në gjykatën penale të Tiranës.


Përkrah tij ishte i ulur i akuzuari tjetër, K. Poçi 20 vjeç. Ndërkohë dy të akuzuarit e tjerë, R.O dhe F.B, të dy 15 vjeç nuk u nxorën fare para trupës gjykuese, për shkak të moshës së tyre minorene.


Skandali i përdhunimit të 15-vjeçares në zonën e Babrrusë në Tiranë nga 65-vjeçari dhe 3 adoleshentët merr përmasa më të mëdha, pasi e mitura dyshohet se është dhunuar për 4 vite me radhë, që në klasën e 5-të.


Të dhënat tronditëse u bënë të ditura nga babai i vajzës, E.Thanasi, i cili shprehet se abuzimin prej 4 vitesh e ka mësuar rreth 6 muaj më parë nga të njohurit e lagjes.


Babai shprehet se ka kërkuar ndihmën e drejtorit të shkollës, dhe të institucioneve, deri sa është detyruar të kryejë denoncimin në polici.

Ngjarja bëhet akoma më e rëndë ku 3 adoleshentët ishin shokë të vëllait të vajzës. I ati i vajzës kërkoi që shteti të japë vendim të drejtë ndaj 4 të arrestuarve, pasi në rast të kundërt do të bëjë vetëgjyqësi.

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Abaz Dokun dhe 20-vjeçarin dhe dy të miturit që dyshohet se kanë përdhunuar 15-vjeçaren.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas