Bota

Përdori spermën e tij pa dijeninë e pacientëve,doktori me 48 fëmijë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:45 - 19/03/19 |
ro ot

Një mjek i specializuar për fekondime artificiale në Indiana të Shteteve të Bashkuara, i cili akuzohet se ka përdorur spermën e tij për të fekonduar artificialisht pacientet e tij pa konsensusin e këtyre të fundit, është konfirmuar tashmë nga testet e ADN-së se është baba i të paktën 48 fëmijëve, shumë prej të cilëve e kanë zbuluar identitetin e tyre të vërtetë vetëm kohët e fundit.


Një prej fëmijëve, 33-vjeçarja Heather Woock ka folur në një raport të publikuar këtë javë nga “The Atlantic”, ku ka shprehur befasinë e saj dhe tronditjen kur mësoi se kush ishte i ati. Woock, nga Indianapolis, tha se një person i huaj e kishte kontaktuar atë në gusht të vitit 2017 me pretendimin se ishte vëllai/motra binjake, gjë të cilën nuk mund ta besonte.


Gjithsesi, ajo u befasua po aq nga fakti që personi misterioz i përmendi asaj emrin e doktor Donald Cline, specialisti i fertilitetit që nëna e saj kishte takuar përpara se ajo të lindte. E ëma sigurisht i kishte thënë të mos shqetësohej, por “qetësia” vijoi deri kur personi i huaj nisi t’i shkruante sërish, e ashtu si ai/ajo nisën ta kontaktonin edhe persona të tjerë me të njëjtin pretendim.


Ata e kishin gjetur atë në Facebook, përmes një pseudonimi që ajo kishte përdorur në një llogari në “Ancestry.com” (për pemën gjenealogjike), të cilën e kishte përdorur pasi i shoqi i kishte ofruar asaj një test ADN-je për Krishtlindje.


Prindërit e saj, që kishin shkuar te doktori Cline për dhurues sperme, i kishin thënë se nuk e kishin idenë se kush ishte ofruesi i spermës. Testet e ADN-së konfirmuan më pas të paktën 48 fëmijë që kishin për baba…doktorin Cline. Por, ky numër mund të jetë edhe më i lartë, nëse merret në konsideratë numri i personave që s’kanë bërë kurrë një test ADN-je.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas