Një shtetas japonez është arrestuar pasi përdorte pistoletë elektrike për të disiplinuar fëmijët e tij. Ky rast ka nxitur anëtarët e parlamentit japonez që të diskutojnë për ndalimin me ligj të ndëshkimit trupor.
Babai 45-vjeçar, i cili jeton në qytetin Kitakyushu (në jug), i tha policisë se e përdorte armën kur dy vajzat e tij të moshës 17 dhe 13 vjeç si dhe djali 11 vjeç, ” thyenin rregullat”. Siç raportojnë mediat, djali kishte një shenjë djegie në dorë, ndërsa vajzat nuk kanë dëmtime të dukshme.
Parlamenti japonez miratoi të martën një paketë masash për të ndaluar ndëshkimin trupor të prindërve ndaj fëmijëve të tyre.
Japonia pritet të bëhet vendi i tretë aziatik që do të ndalojë ndëshkimin trupor të fëmijëve pas Mongolisë (2016) dhe Nepalit (2018).